Projekti i Sami Frashërit për zhvillimin e Shqipërisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Projekti i Sami Frashërit për zhvillimin e Shqipërisë

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 2:56 pm


Mbret i Francës, tuj pa se shteti i qet monedhat, shteti asht aj qi u a cakton vlerën e i qet kundrejt nji shpërblimi përkatsë, mendoj se shteti mundet edhe me qitë monedha me nji vlerë t ultë por me nji nitull të naltë aq sa me xjerrë fitim të madh, pa damtue sensibilisht privatët, shkurt me qitë zyrtarisht pare kalipe, tuj u zotnue me i shndrrue ma vonë me ar të vërtetë.

Botuar më 1899

Pas diturisë kujdes e shqipëtarëvet e m e madhe nevoj e tyre do të jete për punërat të përgjithçime, të cilatë do të sjellinë begati e pasje të madhe në Shqipëri. Udhëtë, udhët e hekurta, limanetë, të hapurit e lumenjet e kënetave, metaletë, pyjetë etj, janë më të nevojshimet e më të vyerat e punëravet, që do të bënjë Shqipëria, me të pasurë duart e këmbëtë xgjidhurë. Udhëtë, për të cilat tani shqipëtarëtë paguajn aqë sa muntte me to të farkohëshinë gjithë udhët e Shqipërisë me ergjënt, munt të goditenë më fort me pakë ergjent prej një qeverije së drejtë e me nder e të punojnë njerëzit e kafshëtë pa rezik me të gjith anëtë.

Një udh e hekurtë të nisetë prej Manastiri e, si të shkonjë nga Korça, të ndahetë me dy dega, nga të cilatë njëra të sosetë në Prevezë duke shkuarë nëper Janinë, e tjatera të shkonjë në Berat e në Skenderbegas edhe s andejmi të ndahetë prapë më dy për të sosurë njera në Vlorë, tjatra në Durrës, duke xgjaturë edhe një degë gjer n Elbasan. Një tjatrë udhë nga Manastiri të shkonjë n Ohri e s andejmi, duke marrë anën e Drinit, një degë t unjetë në Shkodrë e në Lesh; tjatra të shkonjë nga Prizreni e të bashkohetë në Ferizovik me udhët te madhe, që vet në Selanik e n Avstri.

Këto udhë të hekurta edhe me ca degë të dyta mundane të mbarohenë pak kohë ndo prej shoqërije të huaj ndo prej Shqipërisë vetë me të marrë pakë hua e të sjellinë në vëndit një pasje e një qytetëri të madhe.
Pas udhëvet m e para punë për të bërë, është Myzeqeja. Kjo fush e gjerë është një magj e madhe, që munt t ushqenjë gjithë Shqipërinë e të nxjerr edhe shumë drithë e të tjera gjerëra, po që të ndërtohetë si duhetë. Për të ndërtuarë kjo fushë, duhetë të hapenë lumenjtë, Semani, Lum i Beratit, Devolli etj, si edhe Vjosa e Shkumbini, që rrjedhinë nëpër anët të saj. Këta lumenj duhetë të thellohenë e t u bëhenë mure, tek duhetë, që të mos përndahetë ujët e tyre nëpër fushët. Atëherë munt t u bëhenë edhe ca dyerë e vija që të hapen e të mbyllenë e me të cilatë të ujitetë gjithë fusha. Atëherë do të mundane të përthahenë edhe kaqë këneta e moçale, në të cilat qëndron ujët e teprë në verë e prish edhe erën e gjithë vendit duke qelburë; edhe në dimërë do të shpëtonjë gjith ajo fushë nga të qenetë një kënet e paprerë e mbyturë n ujë. Myzeqeja do të bëhetë një ar e gjer e e gjatë e cila, me qenë nën ujë e me të pasurë një dhe fort pallor, do të bëhetë një Egjypt e dytë. Bregoret e Myzeqesë munt të mbulohenë me vreshta e me ullinj; edhe luadhër e saj munt t'ushqejnë kuaj e bagëti, sa të mbushinë jo vetëm Shqipërinë po edhe Evropënë.

Të hapurit e limanit të Durrësit, liman i gjer e i bukurë n anët të veriut të këtij qyteti, të cilënë Sulltan Mehmeti e ka mbyllurë me padituri të ti për të mos hyrë aniet e venecianëvet, të hapurit e grykës së këtij limani edhe të thelluarët e të brëndëshmit do ta bënjë këtë qytet të përsëritetë si ka qenë një herë qëmoti e të bëhetë një Trijest e dytë a një tjatrë Selanik. Edhe shumë të tjerë limane munt të hapen e të qërohenë nëpër anët t Adriatikut, si Butrintoja etj, e shume skela me tregëti të madhe të çpikenë e të venë mbarë.

Një shoqëri vaporësh munt të ngrihetë e të punonjë vapore nëpër skelat të Shqipërisë edhe gjer në Trijeste, në skelat t Italisë e të Greqisë. Vapore e anie mund të punojnë edhe nëpër këneta të Shkodrësë, t Ohrisë, të Prespësë etj, si edhe në ca nga lumenjtë, që do të hapenë.

Gjithë këto punëra si edhe pyjet e metaletë do të vështohenë prej ministrës së punëravet të përgjithçime. Çdo pyll do të ndahetë me disa ngastra edhe, gjer sa të vinjë radha të pritetë gastr e funditë, gastra q u pre të parenë herë, do të jet e arrirur për sërish; e kështu gjithnjë do të pritete lëndë nga pyjet edhe kurrë pyjetë do të mos mbarohenë, po do të përsëriten e të jenë kurdo të lulëzuarë. Metaletë do të kërkohenë nëpër të gjith anët të Shqipërisë e të nxirenë kudo të gjendenë.

Edhe mjeshtërite e tregëtija si edhe bujqësija e bagëtija do të kenë kujdesën e kësaj minister, e cila do të përkujdesetë të vejë mbarë, në çdo vent ajo mjeshtëri, në të cilët jane mësuarë vendësitë; leshi, liri, pambuku, mëndafshi, hekuri, druri t arrihet e të punohetë sa të mundetë me tepërë, që të mos ketë Shqipëria aqë shumë nevojë të sjellë nga këto së jashtësmi.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi