Veshjet Popullore Shqipetare..

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Veshjet Popullore Shqipetare..

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 1:05 pm



Ne kuzhinat shqiptare zakonisht perdoreshin ene balte, prej druri dhe prej bakri per gatimin e ushqimit, pjekjen e bukes dhe ruajtjen e bylmeteve. Perdorimi me shume i njerit grup apo tjetrit varej nga forca ekonomike e familjes dhe nga mjedisi gjeografik i vendosjes se objektit.

Ne familjet e varfera fshatare mbizoteronin enet prej druri dhe ato prej balte. Raporti i tyre ndryshonte varesisht nga vendodhja e fshatrave. Ne zonat malore mbizoteronin enet prej druri si ne ato te ngrenies, te bylmetit apo ato te ruajtjes se zahireve (ushqimet e konservuara). Ne zonat fushore mbizoteronin enet prej balte si ato qe perdoreshin per ngrenie dhe per ruajtjen e ushqimit, ato per mbajtjen e bulmetit dhe enet e ujit. Rralle ndonje ene mund te ishte prej druri apo prej bakri. Ne familjet me te ardhura mesatare dhe per me shume ne familjet e pasura, mbizoteronin enet prej bakri dhe ato prej porcelani.

Edhe mobilimi i mjediseve te perdorura per fjetje ndryshonte sipas pozicionit gjeografik dhe forces ekonomike te familjes. Zakonisht keto mjedise ishin mjaft te thjeshta. Ne zonat malore me klime te ftohte antaret e familjes flinin ne shtreter prej druri mjaft te thjeshte te shtruar me fier te thate ose me kashte, te mbuluara me plafe prej leshi. Ne zonat fushore te Shqiperise se mesme dhe sidomos ne Myzeqe flinin ne shtroje te vendosura mbi dysheme. Ne qytete ketyre mjediseve u kushtohej me shume vemendje, duke i paisur me shtreter, me dyshek dhe eareafe te endur ne avlemend shtepish. Njekohesisht me keto mjedise zinin vend dhe baule te madhesive te ndryshme, ku ruheshin rrobat e eiftit dhe te femijve te tyre.

Kujdes me i veeante u kushtohej dhomave te caktuara per pritjen e miqve. Ne disa raste ato ambjente u ngjanin ekspozitave te vogla etnografike ne te cilat mund te admiroje llojet e shtrojeve me te mira, si qilima, sexhade, velenca, jasteke etj; gdhendje te ndryshme ne dru si tavanet, kapaket e dollapeve, trapazanet etj, etj. Pervee ketyre ne keto dhoma gjithnje ishin te pranishme ene te ndryshme prej bakri apo prej balte e porcelani, takemi i kafese, instrumentet popullor te krahines, arme te varura ne mur etj. Veeanerisht ne qytete dhomat e miqve shquheshin per paisjet e shumta e te punuara me mjeshtri, sidomos ne familjet e pasura, mund te shiheshin mobilje e paisje te ardhura nga qendrat e zhvilluara te vendeve evropiane si dhe nga vendet e Lindjes.

Te gjitha keto mjedise dhe paisje te tjera ishin pjese e menyres se jeteses te krahinave te ndryshme shqiptare. Nderkohe edhe veglat e punes te perdorura nga bujqit, blegetoret apo zanateinjte e ndryshem, pasqyrojne menyren e jeteses.
* * *

Nje nga aspektet e rendesishme te menyres se jeteses jane veshjet popullore te cilat me larmine dhe variantet e tyre pasurojne trashegimine kulturore shqiptare.

Ashtu si veglat e punes, banesa dhe ushqimi edhe veshjet konsiderohen nder mjetet kryesore te jetes se njeriut. Gjurmet e para te perpjekjeve te njeriut per te veshur trupin e tij, verehen ne paleolitin e vone (ne fillim te rendit gjinor). Ndonse kategori te ndryshme e shpjegojnw origjinen e veshjeve me arsye estetike, magjike, etj, mendojme se arsyeja me bindese ishte nevoja, per te mbrojtur trupin nga faktoret klimatike, per t'u ndjere me ngrohte e me i mbrojtur edhe nga faktore te tjere. Gjithmone duhet ditur se zhvillimi i saj ka ecur paralelisht me zhvillimin shoqeror, historik e kulturor te njeriut, duke patur si qellim kryesor mbrojtjen e komoditetin e trupit dhe pastaj zbukurimin e pjeseve te veeanta.

Gradualisht ne proeesin e zhvillimit te shoqerise njerzore u krijuan veshje ne pershtatje me stinen, me seksin, me rastin kur perdorej, me moshen, profesionin si dhe shtresen shoqerore. Te gjitha keto kane krijuar ate pasuri e larmi te madhe veshjesh. Ashtu si te gjithe popujt e botes edhe shqiptaret, ndonwse tw vogwl nw numwr, e kane kete begati kulturore. Me kohe u krijuan edhe tipet etnike te veshjeve popullore shqiptare. Shijet estetike te perdorura per zbukurim, por edhe menyra e stilimit jane ato qe pasqyrojne veeanti etnike. I gjithe zhvillimi i veshjeve, eshte i lidhur ngusht me historine e zhvillimit te kjo popullsi, per pasoje edhe me historine e popullit shqiptar.

Elemente me te hershem te veshjeve konsiderohen llojet e shalleve qe hidheshin kraheve, brezat, perparjet, strukat (si kapueone), lekuret e kafsheve te egra etj. Si deshmi per menyren e pergaditjes se tyre jane llojet e fibulave, boshtet e perdorura per tjerrje, peshat e avlemendeve etj. Me kalimin e kohes pjeset e veshjeve dhe materialet e perdorura per pergaditjen e tyre u shtuan dhe u pasuruan me tej.

Per veshjet popullore shqiptare mund te flitet pas formimit te kombesise shqiptare. Sie dihet formimi i bashkesive ekonomike e kulturore tek shqiptaret filloi ne shek. XII me Principaten e Arberit. Me pas pasuan te tjera, e keshtu gradualisht muaren zhvillim te fuqishem qendra ekonomiko-tregtare, te cilat prodhonin mallra jo vetem per tregun vendas por edhe per eksport. Ne kohen e formimit te principatave feudale, filluan te marrin pamjen e tyre edhe veshjet popullore. Sie dihet keto principata ishin te ndara e te mbyllura ne vetvehte, eka beri te krijohen dallime te ndjeshme edhe ne kulturen materiale e shpirterore. Ne kete kontekst u krijua edhe ajo larmi e pasurise se kostumeve popullore, gjurmet e te cilave u ruajten deri ne shek. XX. Por dallimet jane edhe rezultat i proeeseve kulturore, qe ndodhen pas pushtimit turk. Nje kategori popullsie e cila perqafoj fene muslimane ra me shume nen ndikimin e kesaj kulture. Nderkohe dallimet u krijuan edhe nga krijimi i shtresave te ndryshme shoqerore si dhe nga krijimi i profesioneve te ndryshme. Megjithate duhet theksuar se pavarsisht nga ndikimet e kulturave perendimore e lindore (per shkak te pozicionit gjeografik te Shqiperise dhe kushteve te zhvillimit historik) apo dallime klasore, tipologjia e hershme e veshjeve popullore shqiptare nuk ka asgje te perbashket me ato te huajat.

Pjesen me te madhe te veshjeve masat e gjera fshatare i pergatisnin brenda ekonomise familjare, pra te endura e te qepura me pelhura liri, leshi, pambuku e me pak prej mendafshi. Ndersa ne qytet, krahas pjeseve te endura ne avlemend, shpesh nje pjese e mire e veshjeve qepeshin e qendiseshin nga mjeshtrit rrobaqepes e qendistare te specializuar sipas shijeve e kerkesave te ndryshme te popullsise.

Koleksionet muzeale per veshjet popullore shqiptare kane filluar te krijohen mbas Luftes se Dyte Boterore. Para kesaj periudhe kane ekzistuar koleksione te vogla private, te grumbulluara nga prifterinjte franeeskane (rreth 300 objekte), Aktualisht ne fondet muzeale te Insitutit te Kultures Popullore ruhen mbi 18 mije pjese veshjesh te marra nga krahina te ndryshme shqiptare brenda dhe jashtw Shqiperise.

Krahas grumbullimit te tyre ne fondet e IKP ekzistojne edhe mjaft veshje te ruajtura dhe ekspozuara ne disa muze te tjere ne Shqiperi.

Mbas grumbullimit te pjeses me te madhe te veshjeve te krahinave te ndryshme, eshte bere dokumentimi i tyre ne regjistra dhe kartela te ndryshme, te cilat pasqyrojne ne menyre shkencore te dhenat e nevojshme per emertimin e tyre, materialin e perdorur, menyren e zbukurimit e te perpunimit, vendin e prejardhjes, etj, etj. Te gjitha keto te dhena kane bere te mundur, qe ato te perdoren per studimin e botime te ndryshme studimore dhe ilustrative. Veeanerisht me shume vlere jane vellimet e albumeve qe permbajne veshjet popullore te krahinave te ndryshme shqiptare, si dhe ato te minoriteteve. Me shume vlere konsiderohen studimet e bera per klasifikimin e veshjeve shqiptare, veeanerisht per klasifikimin e veshjeve popullore shqiptare e hartuar nga Prof. Rrok Zojsi, i cili ka edhe meriten me te madhe per grumbullimin e tyre ne fondet muzeale, studimi madhor i Prof, Andromaqi Gjergji i titulluar Veshjet Shqiptare ne Shekuj, si dhe nje varg studimesh e botimesh te tjere te kryera nga A. Dojaka, S. Shkurti, M. Tirta, Ll. Mitrushi, A. Onuzi, Y. Selimi etj.

Klasifikimi i bere eshte bazuar ne fazen e zhvillimit te kostumeve popullore ne fillim te shek. XX.

Per te dy gjinite klasifikohet 10 tipe veshjesh: pese per gra dhe pese per burra.

Ne kostumet e grave dallohen keto tipa, te emertuar nga pjese me dalluese te tyre.
1 - Veshja me Xhublete. E merr kete emer nga nje lloj fundi ne forme kembane te valezuar, i qepur me rripa prej shajaku te vendosur njeri pas tjetrit ne linje horizontale, bashkimi i te cileve realizohet me gajtana te holle prej leshi.
Xhubleta shoqerohet edhe me disa pjese te tjera prej shajaku me ngjyre te zeze, si te xhubletes te cilat quhen grykes, mange, dhe krahol. Pjese tjeter eshte edhe brezi i gjere i zbukuruar me rruaza dhe gajtana i cili ne te folmen vendore quhet kerrdhokell. Ne koke mbahej nje shami e bardhe, e leshuar mbi shpatulla. Kembet mbroheshin me kellei shajaku ose me eorape te gjata si dhe me opinga lekure.

Ne kete veshje bie ne sy forma e xhubletes, krejt e veeante nga edo veshje tjeter, menyra e zbukurimit te pjeseve te saja me motive dhe ngjyra te plota, por shume te zgjedhura; si ngjyra e zeze, eiklamin, vjollce ose blu. Kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha malesite e Alpeve te Shqiperise perfshire edhe pjesen e alpeve ne Malin e Zi. Xhubleta perfaqeson veshjen me te hershme ne Shqiperi dhe ne Ballkan. Ajo sjell mesazhet e qyteterimit ilir ne kulturen popullore shqiptare.

2- Veshja me kemishe te gjate dhe perparje. Pjese kryesore e kesaj veshje eshte kemisha e gjate, me menge te gjata, te gjera ose te ngushta. Ne mes ajo shterngohej nga nje brez leshi me ngjyra te ndryshme dhe shoqerohej ne pjesen e perparme nga nje perparse e leshte ose e pambukte me madhesi e zbukurime qe ndryshonin nga njera krahine ne tjetren.
Ne stinen e veres, ne pjesen e sipe rme gruaja e veshur me kete kemishe mbante nje jelek, kurse ne dimer siper tij shtohej edhe nje mintan me menge te gjata si dhe nje xhoke prej shajaku. Gjatesia, ngjyra dhe zbukurimi i xhokes ndryshonte veeanerisht nga pozita gjeografike apo zhvillimi i krahinave ku mbahej kjo veshje, duke krijuar keshtu veeori te shumta lokale. Kjo veshje qe e perhapur ne Mirdite, Diber, Mat, Shpat, eermenike, Dumre, Myzeqe, Berat, Koree, Kolonje, Gjirokaster, Sarande. etj.




3- Veshja me dy futa. Edhe kjo veshje perbehej nga nje kemishe e gjate, jelekun apo mitanin, brezi disa ngjyresh, porse shoqerohej edhe me dy futa te gjata (perparje), njera e ngjeshur ne pjesen e perparme dhe tjetra pak me e vogel vendosej prapa. Ne kete variant (te gjata) ishin perparjet (futat) qe mbanin grate e Postrripes (Shkoder) ato te fshatrave Baz, Vinjoll, Karrice etj, te rretjhit te Matit. Ne nje variant tjeter futat kishin forme trapezi dhe ajo qe vihej perpara ishte me e madhe dhe quhej paranik, ndersa e pasmja kishte permasa me te vogla dhe quhej mbrapanik. Ky variant ishte i perhapur ne disa fshatra te rrethit te Pukes, ne Malesine e Gjakoves (rrethi Tropoje), ne disa fshatra te rrethit te Hasit, si dhe ne disa fshatra te Rrafshit te Dukagjinit (Kosove). Futat kishin forme katerkendeshi, gjithashtu edhe ne keto krahina ajo qe vihej perpara ishte me e madhe se e pasmja. Si ne variantin e dyte edhe ne te tretin, ato prej leshi pelqeheshin ne ngjyra te erreta (te zeze, kafe ose vishnje).

4- Veshje me mbeshtjellese. Pjese kryesore ne kete tip veshje eshte nje lloj fundi i gjere, me pala te vogla. Nen te vishej nje kemishe e ngushte, kurse ne pjesen e siperme vishej jeleku dhe nje si fanelle me menge te ngushta. Ne fshatrat e krahines se Zadrimes mbahej nje variant mbeshtjellsje palat e se ciles vendoseshin vetem ne pjesen e pasme te trupit. Zakonisht ajo kishte ngjyre te zeze. Ne disa fshatra te Pukes dhe te Malesise se Gjakoves, mbeshjellsa, e cila zakonisht kishte ngjyre vishnje ose te gjelber dhe me rralle ngjyre vjollce, kishte nje pamje mjaft elegante dhe shoqerohej me eorape te leshta te zbukuruar me disa motive disa ngjyreshe.

Ndersa varianti i mbajtur ne disa fshatra te krahines se Lumes (Kukes) dhe ai i mbajtur ne Shishtavec (Kukes) shoqerohej me mbathje te gjata, kembezat e te cilave beheshin te gjera dhe prej leshi me ngjyra te ndryshme.




5- Veshja me brekesha. Emertimi i ketij tipi percaktohet nga nje lloj pantallonash shume te gjera dhe me ngjyre te zeze. Ne pjesen e siperme te trupit grate e veshura me brekesha vishnin kemishe te shkurter, jelek ose mitan. Ne kembe mbathnin eorape leshi me shume ngjyra. Gjithnje mbi brekesha ne pjesen e perparme vishej edhe nje perparje prej leshi e zbukuruar me kuadrate disa ngjyreshe. Ndersa ne koke mbanin shamia shume ngjyreshe te lidhura nen gushe, pa i palosur ne forme trekendeshi. Ne fakt kjo veshje eshte futur ne perdorim nga fillimi i shek. XX dhe pati perdorim te kufizuar, kryesisht ne disa fshatra te Malesise se Tiranes, ne Martanesh, ne Polis, Berzeshte, Gur i Bardhe etj.

Pavarsisht nga percaktimi i zonave ku jane mbajtur keto tipe veshjesh, ka raste ku ne te njejten krahine apo zone jane mbajtur disa tipe, gje qe lidhet me levizjet e popullsise, marrdhwniet e krushqive etj, etj.

Sie permendem me lart edhe veshjet e burrave klasifikohen ne pese tipa kryesore.



1- Veshja me fustanelle. Edhe kjo veshje burrash kete emertim e merr nga nje lloj fundi i bardhe, i bere me pelhure pambuku dhe me shume rrudha. Nen kete fund mbatheshin te mbathura te gjata, mbi te cilat nga nyje e kembes e deri tek gjuri visheshin kallei prej shajaku. Ne disa raste keto zgjateshin deri ne rreze te kofsheve, prandaj dhe quhen kofshare. Ne pjesen e siperme vishej nje kemishe e shkurtw me menge te gjera, jeleku dhe mengorja (ne menyre te varura pas). Ne bel vinin nje brez te gjere leshi, mbi te dhe nje tjeter prej lekure te zbukuruar mbi te cilin futeshin e vareshin armet e brezit. Ne stinen e ftohte pjese e kesaj veshje ishte edhe flokata e leshit. Ndonse ne koke vihej nje feste e bardhe me nje thumb ne mes. Deri ne fillim te shek. XX kjo veshje eshte mbajtur ne te gjitha trevat shqiptare, qe nga Kosova e deri ne eameri. Me pas ajo u kufizua vetem ne fshatrat e Shqiperise se Jugut.




2- Veshja me kemishe te gjate e dollame (ose cibun). Pjeset me te rendesishme te kesaj veshje per burra jane; kemisha e me ngjyre te bardhe si dhe dollama ose cibuni i gjate prej shajaku. Ne stinen e veres ne vend te dollames vishej nje lloj xhamadani prej shajaku. Nen kemishe visheshin mbathje te gjata te shoqeruara me kelleinje. Dollama apo cibuni paraqitet me disa ndryshime ne zona te ndryshme. Diku ishte e gjate deri mbi gju, diku tjeter deri ne pulpet e kembes. Diku me ngjyre te bardhe dhe e zbukuruar me gajtana te zi, e diku me ngjyre te zeze. Kjo veshje eshte perdorur ne Mirdite, Mat, ne Diber, ne Malesi te Madhe, ne Koree, Kolonje,Gjirokaster etj. Mbas Luftes II Boterore ky tip veshje u zevendesua me veshjen me tire. Dollama vazhdoi te mbahet si veshje ceremoniale e veshur mbi tire ose perdoret ne raste kuvendesh.

3- Veshja me tirq. Elementi me tipik i kesaj veshje jane tirqit te cilet kane formen e pantollonave te ngushta prej shajaku (me te shumten e rasteve te bardhe dhe me rralle te zi ose te murme). Pergjithesishte ato lidhen poshte belit (ne kerdhokell) shoqeruar edhe me nje brez te lesht me vija disangjyreshe. Ne pjesen e siperrme vishej nje kemishe me menge te gjata, jelek pa menge dhe xhamadan me menge te gjata, te dy prej shajaku. Ne stine te ftohta mbi xhamadan vishej edhe nje xhakete me menge te shkurta dhe me jake marinari (prej shajaku me ngjyre te zeze) e quajtur diku xhurdi, diku tjeter kaporane ose herke . Tirqit zakonisht jane mbajtur ne Shqiperine Veriore, ne Kosove dhe ne Shqiperine Verilindore, duke arritur deri ne rrethin e Beratit.


4- Veshja me Brekesha. Edhe ne kete tip veshjesh emertimi lidhet me pjesen e poshtme te veshjes, e cila ka formen e pantollonave te gjera, te bera me pelhur leshi ose pambuku te endura ne avlemend shtepiak. Gjithmone ato ishin te gjata deri ne nyjen e kembes si dhe shoqeroheshin me nje brez te gjere leshi me ngjyre te kuqe ne vishnje. Ne pjesen e siperme te trupit vishej kemishe me menge te gjata dhe te ngushta. Ne stinet e ftohta pervee jelekut e xhamadanit prej shajaku, vishej edhe jakucja me xhufka (nje lloj xhakete me menge te shumta). Kjo veshje eshte perdorur ne fshatrat e Zadrimes (ne stine te ngrohta) ne Shqiperin e Mesme dhe disa fshatra te Matit, Martaneshit, Mirdites, Librazhdit, eermenikes etj.


5- Veshje me poture. Poturet kane formen e pantollonave te gjera e te gjata deri ne gju. Ndryshe nga veshjet e tjera keto lloj pantollonash kane mjaft ndikim (ne formen e prerjes) nga e njejta veshje e perdorur ne vendet orientale. Ne pjesen e poshtme te ke mbeve (poshte gjurit) visheshin kalce prej shajaku. Ndersa ne pjesen e siperme vishej kemisha me menge te gjata e shoqeruar me nje jelek prej shajaku, i cili mberthehej ne pjesen anesore te gjoksit. Ne stine te ftohte vishej dhe nje xhamadan me menge qe i vareshin ne pjesen e pasme te trupit. Kjo veshje kishte edhe nje pjese tjeter qe dallonte nga krahinat e tjera, eshte pikerisht qeleshja e larte ose takija gjysme sferike.

Kjo veshje ka patur perhapje te kufizuar, kryesisht ne Laberi, Mallakaster, Myzeqe etj. Poturet kane zevendesuar veshjen me fustanelle aty nga fundi i shek. XIX.

Klasifikimi i veshjeve popullore eshte bere duke u mbeshtetur ne pjeset e veshjeve qe vishen ne pjesen e poshtme te trupit. Ndersa pjeset e veshura siper belit jane me te ngjashme me pjesen tjeter, sideomos ato te burrave.

Persa i perket larmise dhe pasurise se veshjeve te ndryshme, ato jane krijuar si rezultat i dallimeve te grupmoshave, gjinise, rasteve kur perdoren, shtresave shoqerore te ndryshme, profesioneve, stineve te ndryshme etj, etj


Jo te gjitha elementet e veshjeve i perkonin te njejtes periudhe lindje dhe zhvillimi. Midis tyre nder me te vjetrat konsiderohen kemishet e gjata, perparjet e zbukuruara me theka, xhubleta, fustanella e burrave, llabania (mbuloje koke per burra dhe per gra, e cila perdoret ne kohe te ftohta, pelerinat, kelleijt, opingat etj. Ne pergjithesi veshjet popullore shqiptare trashegojne mjaft elemente qe vijne nga periudhat me te hershme te kultures ilire, gje qe percakton perkatesine etnike te tyre.

Studimi dhe ruajtja e veshjeve popullore ka rendesi jo vetem per te njohur kete pasuri te madhe kulturore, por edhe per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme etno-kulturore, veeanerisht per zhvillimin e turizmit kulturor ne Shqiperi.



DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve: 107
Join date: 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi