:::Kultura:::

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

:::Kultura:::

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:07 pm

Kultura kosovare ngërthen në vete kulturën e kombit shqiptar, si trashëguese të kulturës vendëse ilire, të ndikuar më vonë kryesisht nga kultura romake dhe osmane e më pak nga ajo sllave. Përcaktimi kulturor kosovar është perëndimor, mirëpo ruan në vete elemente konservatore evropiane dhe disa veti të kulturës lindore, të përfituara nga shekujt e sundimit osman. Ndikimi i thellë vërehet sidomos nga e drejta dokesore e shqiptarëve, e përkufizuar nga katër parime—nderin vetjak, barazinë e vetëve, lirinë e veprimit në kuadër të ligjit, si dhe besën.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: :::Kultura:::

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:07 pm

Letërsia dhe artet

Letërsia në Kosovë nis me librin kishtar Meshari, të parin libër të botuar në gjuhën shqipe nga Gjon Buzuku, me prejardhje nga krahina e Hasit. Andre Bogdani botoi gramatikën e parë të gjuhës shqipe, mirëpo kjo vepër humbi gjatë luftimeve kundër osmanëve dhe për të mësohet vetëm nga shkrimet e nipit Pjetër Bogdani, autor i Çetës së Profetëve, kryevepër e letërsisë së vjetër shqiptare.

Zhvillmi i letërsisë në Kosovë nuk arriti nivel të duhur deri pas Luftës së Dytë Botërore, kur themelimi i shtëpisë botuese Rilindja hapi rrugët për botimin e një morie veprash letrare. Esad Mekuli konsiderohet si nismëtari i letërsisë moderne në Kosovë. Në prozë u dalluan Anton Pashku, Anton Çetta, Nazmi Rrahmani, Zejnullah Rrahmani, Rexhep Qosja, Sinan Hasani etj. Prej poetëve më të përmendur janë Ali Podrimja, Azem Shkreli, Sabri Hamiti, Din Mehmeti etj. Autorët bashkëkohorë kosovarë kryesisht trajtojnë tema të lëvizjes kombëtare, transformimit shoqëror, mërgimit, si dhe luftës e pavarësisë.

Kosova ka edhe katër teatre kombëtare dhe profesioniste, të cilët numërojnë 65 punëtorë dhe rreth 18.440 spektatorë në vit. Njëherësh, funksionojnë edhe 21 teatre amatore si dhe teatri i fëmijëve. Ndonëse popullariteti i teatrit ka rënë në vitet e fundit, gjatë vitit 2006 u dhanë 612 shfaqje teatrale, ndërsa arte tjera si baleti u vunë në skenë vetëm një herë. Më popullore ishin koncertet, prej të cilave u dhanë 117 dhe mblodhën rreth 100 mijë spèktatorë. Në galeri arti u organizuan 109 ekspozita.
[i]

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: :::Kultura:::

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:08 pm

Mediat popullore

Më 2006, 14 kinematë e vendit mblodhën 56.791 shikues, kryesisht për filma të huaj, përderisa industria vendore e filmit vuan nga mungesa e sasisë, por edhe cilësisë. Megjithatë, në Kosovë janë nxjerrë prodhime cilësore si Era dhe Lisi i regjisorit Isa Qosja, Njeriu prej Dheut dhe Vjeshta e Trëndafilave të Agim Sopit etj.

Më popullore janë serialit e prodhimit vendor dhe të huaj. Kafeneja Jonë, e drejtuar nga veterani Adem Mikullovci, dhe Familja Moderne, me skenariste Visare Aliun dhe regjisor Fatos Berishën, kanë grumbulluar filmbërësit dhe artistët më të suksesshëm të vendit dhe kanë arritur shikueshmëri rekorde, ndonëse vazhdojnë të kritokohet për mungesë të punës profesionale dhe për përmbajtje.

Në Kosovë veprojnë katër televizione me licensë për transmetim mbarëkombëtar, Radiotelevizioni Publik i Kosovës, Radiotelevizioni 21, KohaVision dhe Klan Kosova. Veç tyre, ka edhe një numër televizionesh vendore e kombëtare që transmetojnë përmes sistemeve kabllore.
[i]

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: :::Kultura:::

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:08 pm

Sportet

Sporti më popullor në Kosovë është futbolli, i përcjellë nga basketbolli, hendbolli, volejbolli dhe sportet luftarake. Që prej 20 vjetësh, sporti kosovar ka vuajtur nga mungesa e kushteve për zhvillim, fondeve dhe izolimi ndërkombëtar. Federatat e vetme të rëndësishme që janë pranuar ndërkombëtarisht janë ajo e hendbollitdhe e pingpongut.

Themeluar më 1922, KF Prishtina është klubi më i vjetër sportiv në Kosovë, i cili me pjesëmarrjen në Ligën e Parë të Jugosllavisë në vitet ’80 u shndërrua në simbol të lëvizjes kombëtare shqiptare. Sot, kombëtarja e Kosovës udhëhiqet nga ylli i dikurshëm i Prishtinës, Fadil Vokrri, dhe është në pritje të përvojës ndërkombëtare. Ndeshja e fundit, e zhvilluar më 2007 kundër Arabisë Saudite, përfundoi me fitoren e kosovarëve.

Me gjithë nivelin e lartë në Jugosllavi, loja e koshave u popullarizua në Kosovë vetëm pas luftës, kur filloi zhvillimi i kampionatit në salla sportive. Mirëpo, interesimi i sponsorëve u venit me mosndërkombëtarizimin e këtij sporti, ndërsa derdhja e të hollave në lojtarë të importuar dhe mosinvestimi në talentët e rinj vendorë ka penguar zhvillimin e pritur të basketbollit.

Ndërkaq, suksesi më i madh në arenën ndërkombëtare gjatë historisë është korrur në boks, mundje, karate dhe sporte tjera luftarake. Kosova nxori fitues medaljesh në lojëra olimpike, ndërsa klubi i boksit Prishtina vargoi tituj kampioni në Jugosllavia.
[i]

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: :::Kultura:::

Mesazh  Sponsored content Today at 12:44 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi