Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:11 pm

Sa është i madh dielli ?
Dielli ka një diametër prej 1392500 kilometrash. Sipas llogaritjeve dielli peshon 333000 herë më shumë se planeti i Tokës.


Prej ç'ka prbëhet dielli ?
Dielli është një formë e madhe e rrumbullakë që përbëhet prej gazit të nxehtë. Temperatura e Diellit është aq e lartë saqë si rezultat i kësaj lirohet dritë e bardhë dhe rreze të ngrohta. Pjesa më e madhe e gazit në diell është Hidrogjen. Në brendësi të diellit shëndrrohet ky gaz në një gaz tjetër , në Helium. Gjat ndodhjes së këtij procesi lirohet sasi e madhe e nxehtësisë.

A rrotullohet dielli ?
Ashtu siç rrotullohet Toka rreth boshtit të vetë , ashtu rrotullohet edhe dielli rreth boshtit të vetë, por shumë më ngadalë se Toka. Ashtu siç rrotollohet Toka rreth Diellit dhe e merr me vete edhe hënën, rrotullohet edhe Dielli rreth qendrës së galaktikës dhe i merr me veti Tokën dhe tetë Planetet tjerë.

Sa është e lartë temperatura në diell ?
Në sipërfaqen e Dielli sipas logaritjeve temperatura është 5500°C, kurse në brendësi të diellit është përafërsisht 15000000°C.


Ç´far ndodh kur kemi eklips të diellit (humbja e diellit) ?
Në këtë rast i del hëna tokës para diellit ashtuqë një pjesë e tokës gjendet nën hije të hënës, dhe në këtë pjesë është errët dhe ftohtë, d.m.th., në këtë pjesë të tokës hëna pengon depërtimin e rrezeve të diellit. E njëjta gjë ndodh me hënën, kur dielli i del hënës para diellit dhe pengon depërtimin e rrezeve të diellit mbi hënë.

Sa është e madhe hëna ?
Hëna ka një diametër prej 3476 kilometrash. Hëna është krijuar para 4,6 miljardë vjetësh kur është krijuar edhe sistemi diellor. Hëna gjendet 385000 kilometra larg tokës.


Për se ndryshon forma e hënës në qiell ?
Ç´do katër javë bëhet prej një hëne të re një hëne e plotë e rrumbullakët dhe e kundërta. Këtë ndryshim e quajmë fazat e hënës. Me të vërtetë nuk e ndryshon hëna formën e vetë, por përderisa hëna rrotullohet rreth e përqark tokës ndriçohen vetëm pjesë të caktuara të hënës prej rrezeve të diellit, dhe ne e shohim vetëm atë pjesë të hënës e cila ndriçohet prej diellit.

Cili është ylli më i ndritshëm në qiell ?
Ylli më i ndritshëm në qiell është dielli. Ai i ndriçon të gjithë yjet tjerë sepse është më afër nesh. Në qiellin e natës ylli më i ndritshëm është ylli i quajtur Sirus. Sirusi ndriçon 25 herë më shumë se dielli, por përshkak se ai është më larg se dielli prej tokës, na duket se dielli është më i ndritshëm.


Kush e zbuloi se toka rrotullohet rreth e përqark diellit ?
Astronomi grek Aristarh ka pohuar qysh në vitin 260 para erës sonë se toka rrotullohet rreth e përqark diellit, Por shumica e njerzve në atë kohë nuk mund të besonin këtë gjë. Në vitin 1728 është vërtetuar pohimi i tijë se toka rrotullohet rreth e përqark diellit.


Ç’eshte sistemi diellor?
Sistemi diellorë përbëhet prej diellit dhe prej të gjith trupave qiellorë që rrotullohen rreth boshtit të vet dhe rreth e përqark diellit. Dielli si trup më i madh i sistemit tonë diellorë e ka forcën e gravitetit më të madhe se trupat tjerë (planetet). Për këtë shkak Planetet e sistemit tonë diellorë rrotullohen rreth e përqark diellit dhe janë "disi të lidhur" për diellin.

Cili është planeti më i madh në sistemin tonë diellorë ?
Planeti më i madh në sistemin diellorë është Jupiteri. Diametri i tijë është 142900 kilometra.Diametri i Jupiterit është 11 herë më i madh se diametri i Tokës,kurse vëllimi i Jupiterit është 1300 herë më i madh se vëllimi i Tokës.Jupiteri është aq i madh saqë peshon 2,5 herë më shumë se sa 8 planetet tjerë sëbashku.

Cili është planeti më i vogël në sistemin tonë diellorë ?
Planeti më i vogël i sistemit diellorë është Pluto.Ka një diametër prej 2200 kilometrash.Kjo është diçka 2/3 e madhsisë së hënës.


Cili planet rrotullohet më ngadalë rreth boshtit të vetë ?
Merkuri është aq afër diellit,saqë dielli ia ka ngadalsuar shpejtsinë e rrotullimit rreth boshtit të vet. Merkuri rrotullohet aq ngadalë rreth boshtit të vet, saqë një ditë e Merkurit zgjat 176 ditë të tokës,kurse një vitë në merkur zgjat 88 ditë të tokës. Thënë ndryshe një ditë në Merkur zgjat dy vjet, d.m.th., brenda një dite Merkuri i bën dy rrotullime rreth e përqark diellit.

Cili planet rrotullohet më shpejt rreth boshtit të vetë ?
Planeti i cili rrotullohet më shpejt rreth boshtit të vet është planeti më i madh i sistemit diellorë, Jupiteri. Jupiteri e bën një rrotullim rreth boshtit të vet për 9 orë e 50 minuta. Pra nata dhe dita në Jupiter zgjasin 9 orë e 50 minuta.

Cilin planet e quajm planeti i kuq ?
Planeti i kuq është planeti i katër me radhë më larg diellit, Marsi. Sipërfaqja e Marsit përbëhet prej toke dhe shkëmbinjve të kuq. Edhe vetë qielli i Marsit duket i kuq, përshkat të pluhurit të kuq që çohet lart në atmosferën e Marsit. Një vitë në Mars zgjat 687 ditë. Atmosfera e Marsit është e rrallë dhe përbëhet prej dioksidit të karbonit. Ç´do 15 vjetë Marsi i afrohet Tokës 55 miljon Kilometra afër. Marsi është më larg diellit se sa Toka , për këtë shkak temperaturat në Mars janë të ulta. Gjatë ditës në ekuatorë të Marsit temperaturat arrijnë deri në +30°C, kurse gjat natës bien deri në -40°C. Në polet e Marsit temperaturat bien deri në -100°C.

Kush e zbuloi se toka është e rrumbullakët ?
Në shekullin e 16 kur një anije lundroi rreth e përqark tokës u vërtetua se toka është e rrumbullakët. Por qysh në vitin 240 para erës sonë astronomi grek Eratostenes e ka llogaritur saktësisht diametrin e tokës.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:11 pm

Kush është njeriu i parë që fluturoi në kosmos (gjithësi) ?
Njeriu i parë që fluturoi në kozmos është kosmonauti rus Juri Gagarini. Me 12 prill të vitit 1961 ai fluturoi me anien kosmike Vostok-1 njëherë rreth e përqark tokës.

Kush është femra e parë që fluturoi në kosmos (gjithësi) ?
Femra e parë që fluturoi në kosmos është kosmonautja ruse Valentina Tereshkova. Në qershor të vitit 1963 bëri ajo një fluturim me anijen kosmike Vostok-6. Ajo qëndroi 3 ditë në anije dhe bëri 48 rrotullime rreth e përqark tokës.

Kush e bëri hapin e parë mbi hënë ?
Njeriu i parë që e vuri këmbën mbi hënë është astronauti amerikan Neil Armstrong me 21 korrik të vitit 1969. Ai kur doli prej kapsulës së anijes kosmike Apolo-11 dhe marshoi mbi hënë tha: ky është ndoshta një hap i vogël për mua, por është një hap i madh për njerzimin. Një vit më vonë mbi hënë zbriti Erdwin Aldrin.

Sa është e shpejtë një anije kosmike ?
Një anije kosmike për të arritur në hënë ose në një planet duhet që ta lëshojë tokën me një shpejtësi prej 11 kilometra në sekondë ose thënë ndryshe 40000 km/h, aq shpejtë sa që për një orë anija kosmike me këtë shpejtësi rrotullohet njëherë rreth e përqark tokës. Nëse anija kosmike nuk e arrin shpejtësinë e duhur (40000 km/h) atëherë anija do të bjerë prapë në tokë.

Kur fluturoi anija e parë kosmike në kosmos ?
Raketa e parë e cila fluturoi në gjithësi ishte raketa amerikane që u lansua (gjuajt) në vitin 1949. Por anija e parë kosmike e vërtetë, që ishte edhe sateliti i parë që u rrotullua rreth e përqark tokës ka qenë sateliti rus Sputnik-1 që u lansua me 4 tetor të vitit 1957. Në anije nuk ka pasur njerëz. Në vend të njerëzve ka pasur aparate speciale të cilat me anë të valëve kan dërguar informata dhe fotografi në tokë.

Sa është e lartë anija më e madhe kosmike në botë, si quhet ajo dhe sa është e fortë ?
Anija kosmike më e madhe në botë është 111 metra e lartë, dhe ajo është raketa amerikane e quajtur Sarurn-V. Apolo-Astronautët amerikan prej vitit 1969 deri në vitin 1971 fluturimet e tyre për në hënë i kan bërë me këtë anije. Kjo anije gjat startimit prodhon një forcë shtytëse të madhe e cila është 3,5 miljonë kilogram më e madhe se forca që prodhohet prej 40 Jumbo-Jets.

Ç´ka janë satelitët dhe ç´ka bëjnë ato ?
Çdo trup ose çdo objekt që rrotullohet rreth e përqark një trupi ose objekti tjetër quhet satelit. Psh., hëna është satelit i tokës, toka dhe planetet tjera janë satelitë të diellit. Gjithashtu shumica e njerëzve e përdorin fjalën satelit për një objekt të ndërtuar nga ana e njeriut njeriut i cil1 rrotullohet rreth e përqark tokës. Kto satelitë bëjnë vëzhgime të rëndësishme shkencore prej lartë në tokë. Ato na dërgojnë neve informata fotografi të rëndësishme me anë të valëve, P.sh., parashikimi i motit dhe i temperaturave, na dërgojnë programe televizive, si dhe mundësojnë komunikimin në mes njerëzve prej një kontinenti në kontinentin tjetër.

Ç´ka janë Sondet kosmike ?
Sonde kosmike është një anije kosmike e cila fluturon për në hënë ose për në planete të ndryshme pa prezencën e njeriut. Ato mund të bien mbi ndonjë planet, të rrotullohen rreth e përqark ndonjë planeti ose të kalojnë pranë ndonjë planeti. Sondet kosmike janë të pajisura me kamera speciale dhe me pajisje të ndryshme elektronike që shërbejnë për dërgimin e informatave dhe fotografive në tokë me anë të valëve.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:11 pm

Planetet



Planeti (greq. πλανήτης, planitis - bredhacak, endacak) është një trup qiellor, që vetë nuk ndriçon, ka një mase të mjaftueshme për vetë rëndesë për të mposhtur forcat e trupave të ngurtë, që të mbajë barazpeshën hidrostatike dhe lëviz në një orbitë keplerike përreth një ylli.

Planetet e sistemit tone diellor te radhitura sipas largesise nga dielli.
Mërkuri
Afërdita
Toka
Marsi
Jupiteri
Saturni
Urani
Neptuni

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:12 pm

Horizonti



Horizonti (nga greq. ορίζοντας - fj.p.fj. "brez, rrip shikimi" pra, kufishikimi) është vija rrethpërshkuese që ndan tokën nga qielli nga pikë vështrimi i vëzhguesit.

Llojet e horizonteve
Horizonti i dukshëm
Horizonti real
Horizonti astronomik ose horizonti i vërtetë.

Largësia nga horizonti

Largësia e paraqitur me d (nga fjala angleze "distance") nga horizonti i vërtetë me tokën është afërsisht



ku h (nga fjala angleze "height") është lartësia në metra e syve të vëzhguesit.

Shembull:
Një njeri me lartësi 1.70 m e ka horizontin 4.7 km larg.
Nëse qëndrojmë në një kodër ose kullë 100m të lartë, horizonti është larg nesh 36 km.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:12 pm

Shiu Meteorik



Meteoret mund të shikohën pothuajse gjithë vitin por në kohë të caktuara të vitit ky aktivitet është më i madh dhe quhet Shi meteorik. Kjo zakonisht ndodh kur toka kalon në orbitën e Kometës. Toka ndjek të njejtën rruge rreth diellit qdo vit kështu që gjithmonë kalon mbi gjurmët e kometës në të njejtën pike të orbitës keshtu që në mund të shikojmë shiun meteorik në të njejtën kohë të vitit. Qdo meteor në shi mendohet se vjen nga e njejta pike e qiellit që njihet me emrin 'Radiant' Qdo shi meteorik është emeruar në baze të konstilacionit ku mendohet se ndodhet radianti. Kështu për shembull Gemindis mendohet se rrjedh nga konstilacioni Gemini dhe Leonids mendohet se vjen nga Leo.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:12 pm

Meteoret..


Meteorët janë trupa të vegjël, të errët, qiellor. Ata kur bien në atmosferën e Tokës, nga fërkimi nëpër ajër gjatë shpejtësisë së madhe ndizen dhe digjen. Meteorët duken si yje që shkëputen nga qielli.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:12 pm

Pierre Ague



Pierre Auge është observator i rrezeve kozmike, ai për llojin e tij është ndër më të mëdhenjët deri më tani (2005). Ky observator tri herë më i madhë se Parisi gjendet në Argjentinë dhe është i përbër nga një rrjetë teleskopësh dhe nga rilevatorë uji të instaluar në Andre-së në një klartësi mbi detare prej afro 1500 metrave. Qëllimi i ndërtimit të tij është observimi i rrezeve kozmike dhe i enegjisë ekstreme.

Observatori u emërua sipas fizikantit francez Pierre Victor Auger. Projekti i pkëtij observatori u propozua në vitin 1992 nga Jim Cronin dhe Alan Watson. Tani mbri 200 fizicient nga 55 institute nga e gjith bota janë duke u përpjekur të kolaborojnë pjesën jugore. 15 vendet pjesmarrëse për këtë projekt kan ndarë një buxhet prej 50 milion dollarëve amerikan.

Ndërtimi i tij ka zgjatur pas 13 vite dhe është kondtribut i bashkpunimit të 15 vendeve më të zhvilluara perëndimore si: ShBA, Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Spanja etj. Hapsira që zë ky është rreth 3 mijë kilometra katror në provincën e Mendozës. Në përgjthsi ka një sistem prej 1600 rilevatorëve që përmbajnë 12 tonelata ujë që shërbejnë për të kapur rrezet në tokë dhe 24 teleskopë për të kapur rrezet e atmosferës.

Kordinimi i të dhënave të marrura nga gjithësia bëhet në një rrjetë të gjërë (teknikës së lartë informatike). Në këtë projekt janë të kyçur rreth 270 shkencëtarë të shpërndarë në 60 laboratore anembanë botës.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:12 pm

Planetariumi ..


Planetariumi (nga latinishtja me kuptimin oda e planetëve) është dhomë në një ndërtesë që shërben për shikimin e shfaqjeve virtuale të figurave të yjeve, qiellit e gjithësinë. Në këto dhoma zakonisht paraqiten në mënyrë virtuale trajektoret e diellit, e planetëve, pozitat e tyre shikuar nga pika të ndryshme të tokës, kohëra të ndryshme si dhe tregime nga astronomia dhe udhëtimet në hapësirë. Planetariumet e para ishin konstruktime kryekëput mekanike. Tani, ato janë përsosur dhe janë kryesisht shfaqje optike të projektimeve mbi sipërfaqe të brendshme të sferës me preje tërthore deri në 20 m.

Planetariumet përpos për vizitorët ndërtohen edhe për mësime e ushtrime të astronautëve, si bie fjala në Planetariumin në Chapel Hill (N. C., ShBA) ku ushtrojnë e mësojnë astronautët amerikanë.

Planetariumin e parë e ndërtoi Arkimedi, rreth vitit 220 p.e.s.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:13 pm

Probabiliteti i Gjetur nga Penrouz ishte 1010123 ...



Është e vështirë bile të mendohet se ç'kuptim ka ky numër. Në mate-matikë një numër i shkruar në formën 10123 do të thotë, 1 i ndjekur nga 123 zero. Kjo është një shifër astronomike, e cila është më e madhe se numri i mbledhjes i të gjithë atomeve të universit, pra, 1078. Por numri i gjetur nga Penrose është shumë herë më i madh se ky i fundit.

Këtë shifër le të mundohemi ta shpjegojmë me disa shembuj: 103 do të thotë 1000. 1010123 do të thotë një numër, i cili formohet nga një 1 i ndjekur nga 1000 zero. Nëse pas 1 vendosim nëntë zero kjo formon 1 miliard, 12 zero, 1 trilion... Por të vendosësh pas numrit 1* 10123 zero nuk mund të përkufizohet apo të ketë një emërtim as në matematikë.

Në termat praktike në matematikë probabilitetet më të vogla se 1 në 1050 nënkuptojnë një "probabilitet zero". Por numri i Penrouz ishte një numër tri-liarda të triliardit herë më i madh se ky. Ai numër formohet nga 1 i pasuar prej 10123 zerosh. Shkurtimisht ky numër na tregon pamundësinë për të shpjeguar universin nëpërmjet rastësisë.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:14 pm

Zënia e Diellit-Eclipsi ...



Zënja e plotë e DiellitEklipset e Diellit ndodhin në fazën e Hënës së re, nuk ndodhin çdo muaj, por eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës. Gjatë një viti rregullisht kemi nga 2 zënie të Diellit, mund të kemi 3 dhe 4, por, në qoftë se zënia e parë ndodh në fillim të janarit, atëherë mund të kemi 5 zënie. Nga pikat e ndryshme të sipërfaqes së Tokës eklipsi i Diellit shihet ndryshe dhe nuk fillon në të njëjtën kohë.

Rreth vitit 2500 p.e.sonë Babilonasit për të parën herë kishin gjetur ciklin (babi. sharu) e zënies së diellit dhe të hënës. Ndërsa në Siri rreth vitit 1223 p.e.sonë përshkruhet gjerësisht zënia e diellit (5 mars). Po një përshkrim të tillë të plotë na lënë edhe babilonasit, por disa qindra vite më vonë, më 763 p.e.sonë (15 qershor). Përshkrimi i saktë i zënies së diellit nga grekët e lashtë vije pakë më vonë, dyqind vite më vonë, kur më 585 p.e.sonë

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:15 pm

Shpejt, Pothujse sa Drita...


Nje grup astronomesh italiane kane matur per here te pare shpejtesine e shperthimeve qe formojne rezet gama, duke treguar se lenda qe merr pjese ne shperthim perhapet me nje shpejtesi shume afer limitit maksimal te lejuar ne univers, e thene ndryshe me nje shpejtesi me te madhe se 99.999% e shpejtesise se drites. Matja eshte kryer fale teleskopit te robotizuar, te observatorit europian te La Silla-s (Kili).

Rezet gama prodhohen nga shperthime gjigande, qe shpesh jane te lidhura me “vdekjen” e ndonje ylli, dhe edhe pse nuk jane te dukshme me sy te lire jane kaq te fuqishme sa mund te rivalizojne, ne ate zone te universit ku shfaqen, me spektrin e te gjithe pjeses tjeter te universit. Lindja e ketyre rrezeve zgjat nga disa sekonda ne pak minuta.

Studimi i dy shperthimeve te ndodhura ne univers ka mundesuar matjen per here te pare te shpejtesise se perhapjes se lendes ne univers pas shperthimit, duke dhene vlera prej 99.9997% te shpejtesise se drites (299,792458 km/s). Lenda leviz me nje shpejtesi qe ndryshon vetem me 3 te miliontat nga ajo e drites, dhe duke qene se thermija te vecanta, mund te arrijne edhe shpejtesi me te medha, ne baze te teorise se relativitetit, masa e tyre mund te jete deri ne 200 here me e madhe se ajo e Tokes.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:15 pm

Dielli...



Njolla diellore poshtë majtas ka madhësinë e 5-fishtë të tokësDielli është yll në qëndër të sitemit tonë diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore të sistemit tonë diellor (duke përfshirë planetet, asteroidet, meteoridet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli përbën 99% të masës së sistemit tonë diellor. Energjia diellore mbështet pothuaj të gjithë jetën në tokë nëpërmes fotosintezës që nga shfaqja e organizmit të parë. Njerëzit e përdorin energjinë diellore për ndriçim, ngrohtësi, rritjen e të korrave dhe për shndërrimin e fuqisë diellore në energji elektrike. Nxehtësia e krijuar nga dielli përcakton klimën (moti) dhe ndërrimin e stinëve në tokë.


Rreth 73% e masës së diellit është hidrogjen, 25% është helium, dhe pjesa tjetër përbëhet nga sasi të vogla elementesh të rënda. Mosha e diellit është rreth 4.6 miliardë vjet dhe ai është pothuajse në gjysmën e ciklit të tij të zhvillimit gjatë të cilit ndodh proçesi kimik i shndërrimit të hidrogjenit në helium. Gati 5 milionë ton lëndë diellore kthehet në energji çdo sekondë brenda bërthamës së diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetësh dielli do të shndërrohet në fillim në një gjigand të kuq dhe pastaj në një xhuxh të bardhë, duke krijuar një mjegullnajë planetare. Klasifikimi spektral i Diellit eshte G2V.

G2 tregon që temperatuara e tij siperfaqësore është rreth 5 780 K, karakteristikë që i jep një ngjyrë të bardhë, por që duket e verdhë për shkak të fenomenit scattering. Kurse V (5, numër romakë) tregon që dielli, si pjesa më e madhe e yjeve, është në sekuencen kryesore; kjo do të thotë që energjia e rrezatuar është e krijuar në brendesi të tij nga përzjeria e hidrogjenti me helium, dhe është në një gjendje ekuilibri hidrostatik, që do të thotë që nuk përhapet (për shkak të presionit që krijohet nga

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:15 pm

Bota..


Bota (greq. κόσμος - Kosmos, lat. mundus) është një emërtim që lidhet me historinë dhe rrok në përkufizimin e gjerë gjithçka që njohim. Bota përmendet kryesisht për planetin Tokë. Në kundërshtim me emërtimin e saktë përkufizues të Tokës (greq. Γη - Gí ose Γαία - Gea), që përmbledh botën dhe tërësinë e asaj që është e kapshme nga shqisat. Fjala botë përdoret në gjuhën ndërkombëtare si një ndërthurje e çështjeve thelbësore të shoqërisë botërore apo bashkësisë botërore.

Historia
Bota ku jeton njeriu, pra toka merret të jet rrreth 4.55 miliard vite e vjetër. Njeriu si krijesë ose si element evolutiv (dy mënyrat si vet njerëzit e shohin njeriun) ka qasje të ndryshme mbi historinë e hershme të botës, për vetë fillimin e ekzistimit të sajë.

1. Qasja e krijimit është qasja më e përhapur ndër njerëzit, kjo qasje vie si rrjedhim i asajë se njerëzit besojnë në krijuesin e sajë dhe të të gjith njerëzve Zotin. Kjo qasje në thelb nuk ka diskutime por merret si komplete duke pranuar se Zoti ka krijuar botën sipas vullnetit të tijë.
2. Qasja evolutive bazohet mbi proçesin e ndryshimit dhe përshtatjes kështu që përfaqësuesit e kësaj qasje sqaroj paraqitjen e botës përmes një proçesi të emruar "Big Beng" pas të cilit eksplodim në univers vie deri tek krijimi i botes, pasurive të saja të brendshme dhe të jashtme dhe më pas tek krijimi i gjallesave dhe bimëve.

Më pas pas krijimit të botës zhvillimi i cështjeve në të dhe zhvillimi i njeriut paramendohet të ket kaluar në këto kohëra:

* Paleoliti
* Neoliti
* Epoka e bronzit
* Epoka e hekurit
* Antika

Gjeografia

Toka në përgjithësi ka një hapësirë gjeografike prej 510.072 milion sq km nga të cilat një hapësirë prej 148.94 milion sq km e ka tokë (dhe, rërë) ndërsa 361.132 milion sq km ujë me një vi bregdetare 356,000 km, pra 70.8% e botës është ujë kurse 29.2% është tokë.

Reliefi i tokës nuk është i rrafshtë por varion strukturalisht nga hapësirat tokësore dhe ujore kështu që kemi pikën më të lartë të tokës që është Mont Everes më 8.850 m lartësi mbidetare dhe pikën më të ultë që është Deti i Vdekut me -411m nga lartësia mbidetare, kurse thellësia më e madhe oqeanike është Mariana Trench me thellësi -10.924 nga lartësia mbidetare që gjendet në Oqeanin Pacifik.

Nga e gjithë hapësira tokësore tokë e shfrytëzuar për prodhim është rreth 10.73% nga e gjithë hapëisira tokësore e Tokës (duke mos përfshirë hapësirën ujore në llogaritje).

Klima

Toka është e përshkruar nga dy hapësira të mëdha polare që përshkuhen nga dy zona klimatike nga shiriti i gjërë ekuadtorial i klimës tropikale gjer tek klima subtropikale.

Ekonomia

Në vitin 2005 kishte ngritje globale të autputit prej 4.4%, udhëhequr nga Kina që kishte ngritje të vet prej 9.3%, India 7.6%, dhe Rusia 5.9%. Rezultatet e rritjes në shtetet e zhvilluara udhëhiqeshin nga SHBA-të më 3.5% dhe e fundit ishte Italia pa rritje.

Statistika:

* BPB/BVP: 60.71 trilion $(sipas v.2005).
* BPB—shkalla e rritjes reale: 4.7% (sipas v.2005).
* BPB/BPV për kokë banori : $9,500 (sipas v.2005).
* BPB zhvillimet:
o argikultura 4%,
o industria 32%,
o shërbimet 64% (sipas v.2004).
* Shkalla e inflacionitt:
o Vendet e zhvilluara nga 1% deri 4%
o Vendet në zhvillim nga 5% deri 20% (nga v.2005).
* Shkalla e papunsisë:
o Vendet e zhvilluara 4%–12%
o Vendet në zhvillim rreth 30%
* Eksporti: 10.33 trilion $ (sipas v. 2004).
* Importi: $10.29 trillion (sipas v.2004).
* Borxhi i jashtëm: $38.54 trillion (sipas v.2004)
* Kostoja ushtarake: 2% nga gjithsej BPB (sipas v.2005).

Politika
E gjith bota është e përbërë nga 194 shtete sovrane, 61 vende të varura dhe 6 teritore të pushtuara.
E tërë politika dotërore është e organizuar në tre blloqe: blloku politik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, blloku politik i Bashkimi Evropian dhe blloku politik i Lindjes.

Demografia
Sipas të dhënave në korrik të vitit 2006 bota ka 6,525,170,264 banorë dhe përfshihet nga një rritje globale prej 1.14% ku shkalla e lindjes është 20.05 lindje/1,000 banorë dhe 8.67 vdekje/1,000 banorë. Nga e gjith kjo popullsi raporti është 1.06 meshkuj/femra.

Vdekja e foshnjeve të posa lindura ka një raport 48.87 vdekje/1,000 lindje të gjalla.

Jetë gjatësia e njerëzve marrë në përgjithësi është rreth 64.77 vite kurse ndarë në gjini meshkujt jetojnë rreth 63.16 vite kurse femrat 66.47 vite.

Shkalla e përgjithëshme e pjellshmërisë është 2.59 fëmijë nga 1 grua.

Njerëzit në botë janë të aftë për shkrim lexim rreth 82% (marrë mosha mbi 15 vjeçare si element për këtë llogaritje statistikore) nga të cilët 87% meshkuj dhe 77% femra. Rreth 2/3 nga i gjith numri prej 785 milionëve analfabetë gjenden vetëm në 8 vende si: India, Kina, Bangladeshi, Pakistani, Nigeria, Etiopia, Indonezia dhe Egjipti. Nga i gjith numri i analfabetëve të botës 2/3 janë të gjinisë femërore (sipas v.2005).

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:15 pm

DriteViti..


Dritëviti është largësia që drita përshkon në zbrazëtirë në një vit: rreth 9.461 × 1015 metra (9.461 bilionë kilometra.)
Një dritëvit, dv është një masë astronomike dhe jo njësi kohore.
Dritëviti nuk lejohet më nga Sistemi Njësior Ndërkombëtar që prej vitit 1978. Megjithkëtë vlen në astronomi si e domosdoshme dhe përdoret ende.
Njësi të tjera të ngjashme me dritëvitin janë:
Dritësekondi, Ds (gati 300.000 km),
Dritëminuti, Dm (rreth: 18 milione km) dhe
Dritëora, Do (rreth: 1,08 Miliardë km).
Një dritëvit (1 Dv) është i barabarte me :
9,460528 · 1015 m, d.m.th. gati 9½ bilionë km,
63240 NjA (Njësi Astronomike) ose
0,3066 pc (Parsek ose Paralakssekonda).
Shembuj
Sistemi ynë diellor ka një diametër prej rreth 150 dritëorësh.
Diametri i galaksisë sonë, Rrugës së qumështit, është rreth 100.000 dritëvite.
Largësia tek Mjegullnaja e Andromëdes është rreth 2,7 milionë dritëvite.
Drita e pasqyruar nga sipërfaja e hënës mbërrin në Tokë pas 1.2 sekondash.
Drita e Diellit mbërrin në Tokë pas 8 min. dhe 31 sek.
Ylli më i afërt, Proksima Centauri ndodhet 4.22 dritëvite larg nesh.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:16 pm

Anijet Kozmike...



Anija kozmike është mjeti me të cilin fluturohet për në hapsirë. Shtete si Shtetet e Bashkuara të Amerikës apo Rusia kane anije kozmike te ndryshme nga njera tjetra.
Më 26 korrik anija kozmike Discovery filloi udhëtimin nga Qendra e Kërkimeve Hapësinore Kennedy në Florida për të shkuar në Stacionin Hapësinor Nderkombëtar.
Anija kozmike amerikane Kolumbia ka shpërthyer në ajër, duke shkaktuar vdekjen e të shtatë kozmonautëve në bord.
NASA shpalli gjëndjen e emergjencës, pasi humbi kontaktin me anijen kozmike.
Anija ishte duke u kthyer nga një mision 16 ditore në hapsirë, ku kishte kryer një numër eksperimentesh shkencore.
Në rradhët e kozmonautëve ishte izraeliti i parë, Ilan Ramon, ish pilot luftarak.
Ky ishte fluturimi i parë edhe për tre nga pjestarët e ekuipazhit.
Anija kozmike po udhëtonte me një shpejtësi prej gjashtë mije km në ore dhe pritej të mbrinte brënda 15 minutash në qëndrën hapsinore Kenedi në Florida.
Anija kozmike Kolumbia është më e vjetra e NASA-s, anija e parë ka fluturuar në hapsirë në vitin 1981.
Incidenti i sotëm është më seriozi që nga koha kur anija kozmike Challnger, shpërtheu, pasi u nis nga kozmodromi në vitin 1986

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Përmbledhje të Dhënash nga Astronomia

Mesazh  Sponsored content Today at 12:43 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi