Si funksionon perandoria e madhe bankare

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Si funksionon perandoria e madhe bankare

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:19 pm

Shteti është borxhliu ideal!

Një parajsë për pak veta dhe një ferr për të tjerët!!!

"Mirë që popullsia nuk kupton sistemin tonë bankar dhe monetar, sepse po ta kuptonte besoj se para se të vinte dita e nesërme do të shpërthente një revolucion", Henry Ford.

Të flasësh për paratë ka qenë gjithmonë e vështirë sidomos në këtë periudhë historike ku jetojmë. Paraja është në qendër të ekzistencës sonë dhe për shkak të parasë kemi braktisur ritmet natyrore të të jetuarit në harmoni me botën që na rrethon.

Ndryshimet që po përballojmë qoftë individuale ashtu edhe si shoqëri, na kërkojnë një shkallë më të lartë përgjegjësie, e kuptuar në sensin etimologjik të aftësisë në dhënien e një zgjidhjeje presioneve të forta që na vijnë. Përballohemi me dobësitë tona, me frikën tonë dhe lindin kështu të vërteta të fshehura që duhen përballuar. Midis gjërave të shumta që po dalin në dritë është edhe e vërteta mbi paratë si mjet për të ruajtur pushtetin mbi popullsinë. Mekanizmi është i thjeshtë dhe efikas. Hapi i parë është zhytja në borxhe e shtetit me anë të marrëveshjeve sekrete politike. Bankat Qendrore, ndryshe nga ajo që mendohet, janë pronësi private që kanë përvetësuar mundësinë e prodhimit të monedhës, mundësi kjo që natyrisht duhet t'i përkasë popullit (sovranit monetar), sepse është populli që punon për të krijuar pasuritë. Për shembull, kartëmonedhat e vjetra kanë qenë të qeverisë/shtetit, ishin pronë e jona dhe nuk duhej t'ja rikthenim askujt. Dhe askush nëse i kishim këto kartëmonedha në xhep nuk na kërkonte interesa në fund të vitit. Mbi to ishte shkruar "Republika Italiane. Kartmonedhë e Shtetit sipas ligjit në fuqi". Firmat që rezultonin mbi kartmonedhë ishin të Drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit, Arkëtarit Special dhe vula e Gjykatës së Llogarive. Sot mbi monedhën prej 50 euro nuk shkruan më asgjë! Monedha që është prodhuar vetëm me koston tipografike vendoset në qarkullim në këmbim të futjes në borxh të shtetit që nxjerr në qarkullim obligacione shtetërore, të cilave u rëndojnë taksa e interesit që është vendosur nga Banka Qendrore.

E gjithë kjo çështje nis më 22 korrik 1944 (shek.XX) kur shtetet e botës skicojnë një sistem të ri monetar në SHBA (Bretton Woods). Në këtë sistem të ri të gjitha monedhat ishin të konvertueshme në dollarë dhe vetëm dollari ishte i konvertueshëm në flori. Që nga kjo ditë (kur Europa ishte akoma në fazë lufte dhe disa vende nuk kishin as monedhën e tyre) të gjitha shtetet e botës krijuan rezerva për kartëmonedha që do të përdornin për të blerë dollarë, i cili ishte e vetmja ofertë e madhe në treg.

Në fillim të viteve '70, 80% e rezervave valutore të të gjitha shteteve të botës ishin dollarët. SHBA dhe Anglia morrën pjesë me 80% secili në krijimin e FONDIT NDËRKOMBËTAR MONETAR (FMN) dhe logjikisht kushtëzuan aktivitetin e FMN-së në mënyrë të vendosur. Por Anglia nuk ishte më ajo Anglia e dikurshme, prandaj nga kjo situatë përfitoi SHBA, e cila filloi të prodhojë më shumë dollarë sesa gazeta, duke qenë se ishte dollari (monedha amerikane) që garantonte ekuilibrin e sistemit. Por në këtë mënyrë, shumë shpejt edhe dollari nuk mund të konvertohej më në flori. Gjithashtu, kartëmonedhat e para ishin të shtetit (në to shkruhej United States), por duke nisur nga 1963 u bënë private, pra u bënë pronë e Federal Reserve (FED). Më pas më 15 gusht 1971, Presidenti amerikan Nixon deklaroi në Camp David vendimin e pezullimit të konvertimit të dollarit në flori dhe si rrjedhojë, shfuqizimin e njëanshëm të marrëveshjeve të 22 korrik 1944. Gushti 1971 është një datë e rëndësishme në historinë e parasë, pasi është momenti themelor për të kuptuar natyrën e vërtetë të monedhës. Që nga ai moment, paratë u "çliruan" nga çdo raport që mund të kishin me floririn dhe shtetet vazhduan të prodhonin para të bazuara në hiç. Dhe faktikisht, rezervat e floririt nuk ekzistojnë më si garanci për paratë. Madje, rezervat aktuale të shteteve të botës nuk kapërcejnë 200.000 tonelata, ndërkohë që kundërvlera në flori i të gjitha kartëmonedhave dhe barasvlefshmëria monetare që qarkullon nëpër botë me çmimet aktuale, i korrespondon 75.000.000 tonelata Flori .

Por përse ka ndodhur ky "çlirim" i kartëmonedhës nga floriri?

U detyruan! Sepse bota arabe u zgjua nga gjumi dhe kishte kuptuar se poshtë këmbëve të tyre qëndronte lënda e parë energjetike e botës perëndimore që ishte NAFTA (gjatë viteve të krizës energjetike në perëndim).

U themelua OPEC, por arabët refuzuan pagimin në kartëmonedha dollarësh dhe pretenduan të paguheshin në flori, i cili mungonte. Atëherë, arabët brenda pak muajsh rritën 4 herë çmimin e naftës për fuçi. Sa për histori, ishin pikërisht arabët që në vitet 800-1000 të erës sonë në zonën e Mesdheut shpikën idenë e pagimit me anë të çekut, që ishte i barasvlefshëm me një vlerë reale të një sasie në flori. Të ardhurat nga shitja e obligacioneve i shkojnë të gjitha Bankës Qendrore dhe shteti ndodhet i zhytur në borxh (debia publike), p.sh. në Itali: për 1.429 miliard euro shteti paguan çdo vit 6% të kësaj shifre në interesa dhe ia paguan subjekteve të huaja që posedojnë mbi 50% të kuotave të obligacioneve. Duke mos patur para, Banka Qendrore është e detyruar të nxjerrë në qarkullim obligacione të tjera dhe në këtë mënyrë, shteti vazhdon të krijojë borxhe të tjera të reja! Nga ky rreth vicioz, shteti jo vetëm që nuk mund të kthejë më kapitalin, por nuk është më në gjendje të paguajë as interesat e atyre subjekteve të huaja që posedojnë mbi 50%.

Debia Publike është baras me vlerën nominale të të gjithë Pasivit Bruto të konsoliduar nga administratat publike, entet lokale, institutet e sigurimeve shoqërore etj. Debia përbëhet kryesisht nga obligacionet shtetërore të nxjerra në qarkullim në tregun e brendshëm e atë të huaj, që përfaqësojnë të paktën 83% të debisë publike!

Hapi i dytë është zhytja në borxh e qytetarëve

Bankat Tregtare, sipas ligjeve aktuale bankare mund të krijojnë para virtuale, thjesht duke klikuar në kompjuter, deri 98 herë të depozitave që kursimtarët dhe ndërrmarrjet kanë pranë tyre. Praktikisht, nëse qytetari në bankë depoziton 100 euro, banka (pasi është depozituar rezerva fraksionare në Bankën Qendrore) këto para i jep hua 10 herë (e ndoshta edhe më shumë) 10 personave të ndryshëm duke u marrë atyre edhe interesat. Pra, falë pasurimit të gënjeshtërt (para kartëmonedhë e Bankës Qendrore), ose virtual (para elektronike që është akoma më keq se ajo e kartëmonedhave pasi nuk ekziston), sistemi bankar privat fiton pasuri reale, e cila është kryer nga puna konkrete/reale e të gjithë njerëzve. Dhe nëse nuk jemi në gjendje të kthejmë huanë/borxhin bashkë me interesat, atëherë bankat na konfiskojnë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme: shtëpitë, ndërrmarrjet etj. Ky mashtrim ndodh në të gjithë botën pa përjashtim! Në botën perëndimore aplikohet skema e lartpërmendur. Ndërsa në vendet e botës së tretë aplikohet vjedhja e pasurive të lëndëve të para me anë të huave /borxheve (të cilat asnjë nga këto shtete nuk është në gjendje t'i kthejë) të dhëna nga Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar. Praktikisht, nëse jep 100 euro para borxh dhe kërkon 105 euro, do të jetë gjithmonë dikush të cilit do t'i mungojnë 5 euro dhe do jesh i sigurtë se gjithmonë e më shumë njerëz ose shtete do të varen nga ti. Brenda këtij mekanizmi, konkurrenca dhe lufta është e egër për të fituar këto 5 euro dhe si rrjedhojë, kemi: rritjen e çmimeve, taksat e larta, mohimin e të drejtave elementare dhe kundërvëniet politike bëhen gjithnjë e më të forta. Përfitimet e mëdha dhe të paligjshme të krijuara nga sistemi bankar, përdoren për të nxitur luftrat, për të rritur përçarjet dhe për të ashpërsuar konkurrencën midis individëve, ndërrmarrjeve dhe shteteve.

Krijimi i parasë nga kredia e përpjestueshme (copëzuar)

Sipas William Paterson, bankat kanë pushtetin e krijimit të parave nga hiçi! Për të kuptuar më mirë këtë mekanizëm po marrim një shembull të vogël numerik: Kemi depozituar në bankë në llogarinë tonë rrjedhëse, 100 euro në formë të hollash (kesh). Këto 100 euro banka mund t'ia japë borxh për 5000 euro, gjithkujt që paraqitet në bankë dhe kërkon një hua (ndërmarrjeve, privatëve etj). Si mundet banka të japë 5000 euro hua nëse ka të depozituar vetëm 100 euro? Nga mbijnë ato 4900 eurot e tjera? Ky operacion i shumimit të parave quhet Kredi e Përpjestueshme (copëzuar) dhe mundësohet nga e ashtuquajtura Rezervë Bankare (vlera e të cilës përcaktohet nga Banka Qendrore Europiane). Në aspektin e parasë, Rezerva Bankare është një përqindje që tregon sasinë minimale që një Bankë duhet të ruajë fizikisht në arkën e saj, pikërisht si një rezervë. Me një Përqindje të Rezervës baras me 10%, një bankë ato 100 euro (të cilat vendosen menjëherë në rezervë), mund t'i japë hua 1000 euro (10% e 1000 euro=100). Sot, përqindja e rezervës është 2%, si rrjedhojë 100 eurot do të shumohen dhe do të jenë 5000! Dhe faktikisht, një bankë për çdo 100.000 euro virtuale të shënuar në kompjuterat e saj, mjafton të ketë realisht 2000 në formë kartëmonedhe! Ky quhet "falimentim teknik" pasi në fund të fundit bankat realisht kanë në arkë vetëm 1 të pesëdhjetën e parave që mendohet se kanë!

Kjo që thamë pak më lart mund të vërtetohet fare thjeshtë: Nëse të gjithë individët që kanë llogari rrjedhëse ose depozita kursimi pranë bankës, do të paraqiteshin të gjithë njëkohësisht në bankë për të tërhequr të gjitha paratë e tyre, banka nuk do të ishte në gjendje t'ua kthente të gjithëve këto para.

Në një situatë të tillë, banka do të mbyllte menjëherë sportelet e shpërndarjes së parave dhe do të kërkonte ndërhyrjen e Bankës Qendrore Europiane, e cila do të shtypte ditë e natë euro për të përmbushur kërkesat dhe për të mos lejuar falimentimin real të Bankës. Dhe ja ku del qëllimi i vërtetë i Bankës Qendrore Europiane: moslejimi i falimentimit të Bankave Tregtare Private dhe është kjo arsyeja që Banka Qendrore Europiane quhet ndryshe "Huadhënës i Shkallës së Fundit". Por në një situatë të tillë në të cilën Banka Qendrore Europiane shtyp para të reja për të shpëtuar bankën tregtare private, shuma monetare që është në qarkullim rritet duke krijuar kështu inflacionin.

Duke u kthyer tek çështja e krijimit të parave nga hiçi, më saktësisht banka me ato 100 euro fillestare mund të japë hua 4900 (5000 minus rezervën e 2%, pra 100 eurot fillestare), sepse pikërisht 100 euro duhet të ngelen fizikisht në rezervë. Me këto para që banka nuk i ka fizikisht në arkë pasi krijohen nga hiçi, banka fiton edhe përqindjen e interesit (interesa mbi huatë, kreditë e ndryshme etj). Këto interesa së bashku me krijimin e parasë janë duke i zhvatur pasuri shoqërisë, njerëzve dhe gjithë shteteve (përfshirë dhe SHBA që kanë një borxh publik më të lartin në botë), duke i detyruar të gjithë të zhyten në borxhe.

Por, lojërat e krijimit të parasë nuk mbarojnë këtu!

Edhe ato 5000 euro të krijuara nga hiçi, pasi hyjnë në ciklin ekonomik kanë për t'u kthyer herët a vonë në sistemin bankar në formë depozitash. Këto depozita kanë për t'u kthyer në rezerva të reja, me të cilat banka ka për të dhënë sërishmi hua nga hiçi! Ky është cikli i paskrupullt dhe i rrezikshëm i financës bankare!

Paratë që janë në qarkullim nuk janë të shtetit, por të korporatave private (bankave, Banka Qendrore Europiane, FED) që e kanë krijuar nga hiçi dhe mbi të cilën kanë aplikuar taksa. Këto para janë para private dhe krijojnë debinë publike! Bankat Qendrore janë private. Ka raste kur vetëm disa Banka Qendrore janë pjesërisht të kombëtarizuara, siç është rasti i Bankës së Anglisë. Pjesa tjetër e Bankave Qendrore janë të kontrolluara nga ortakë privatë dhe si rrjedhojë, janë private.

Shteti është borxhliu ideal!

Banka i jep hua shtetit duke i blerë bono të thesarit që janë kambiale, premtime pagese. Askush nuk pret që shteti në fund të skadencës të paguajë, pasi shteti rilëshon në qarkullim bono të reja të thesarit të të njëjtës vlerë me një skadencë akoma më të largët. Ky është borxhi i perjetshëm i shtetit dhe nuk rezulton që gjatë historisë ndonjë shtet t'i ketë shpëtuar atij! Në këtë mënyrë, bankat vazhdojnë të përfitojnë interesa mbi bonot dhe në çdo moment mund t'ua rishesin publikut të gjerë. Sot, interesat mbi bonot janë shumë të ulëta aq sa askush nuk i blen më, me përjashtim të bankave! (në Itali mbi 50% e atyre janë të huaja, duke u kthyer kështu në varësi të të huajve). Ndodh gjithmonë e më shpesh që shtetet, sidomos në vendet e botës se tretë nuk janë në gjendje të paguajnë as borxhet dhe as interesat mbi borxhet. Kur një shtet borxhli nuk është në gjendje të paguajë interesat, banka aplikon një politikë që është në interes të saj. (Logjikisht, banka duhet të fshijë huanë e dhënë nga librat e saj kontabël, dhe të paguajë me paratë e aksionerëve dhe pronarëve bankarë këto humbje. Por kjo është diçka që nuk mund të koncepohet për bankat dhe bankierët). Për këte arsye, bankat i japin shtetit borxhli një borxh tjetër të dytë (gjithmonë duke krijuar para nga hiçi), me të cilin do të paguhen interesat e borxhit të parë. Ky sistem quhet "hua-urë" dhe përdoret në shtetet e varfëra. Paratë e reja as që hyjnë në territorin e shtetin borxhli, por kalojnë nga një kontabilitet në tjetrin brenda për brenda bankës kreditore. Borxhi i parë ngelet në librat kontabël si borxh aktiv dhe jo vetëm kaq, por këtij borxhi i është shtuar edhe shuma e borxhit të dytë bashkë me interesat bankare. Nëse shteti borxhli (i zhytur akoma më shumë në borxhe) nuk paguan interesat, menjëherë bankierët kërkojnë ndërhyrjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili i jep një borxh të tretë shtetit borxhli për të paguar interesat e 2 borxheve të mëparshme. Praktikisht, borxhi i 3-të që merret nga FMN stërgjatet në kohë, pra përjetësisht duke e shtrënguar këtë shtet në një lojë vdekjeprurëse. FMN për këtë borxh do të detyrojë kryerjen e modifikimeve dhe uljen e shpenzimeve sociale të rëndësishme si p.sh: shëndetësia, sigurimet, pensionet, arsimimi, rrogat etj. Bankierëve nuk u intereson shumë, për ata është e rëndësishme ruajtja në mënyrë konstante e paaftësisë paguese të borxhit nga ana e këtij shteti, pasi vetëm kështu bankierët pasurohen.

Valutat Plotësuese: monedha e Gesell që humbte vlerën në kohë

Ideja e kësaj monedhe është shpikur nga tregtari importues gjerman Silvio Gesell (1862-1930). Më 1931 në një qytet të Tirolit në Austri (Woergl), kryetari i Bashkisë për të zgjidhur problemin e depresionit të madh ekonomik të atyre viteve vendosi të shtypte një kartëmonedhë lokale. Bëhej fjalë për një monedhë të veçantë, pasi ishte një monedhë që humbiste vlerën e saj në kohë. Që monedha të vazhdonte të ishte në kurs ligjor, kush e posedonte duhej t'i shtonte çdo muaj një vulë që kushtonte 1% të vlerës nominale të monedhës (në një monedhë prej 10 shilingash çdo muaj duhej vendosur një vulë që kushtonte 0,1 shilinga). Çdo vit monedha humbiste vetëm 12% të vlerës së saj. Vënia në qarkullim e saj ishte e mbuluar nga një shumë në shilinga të vërteta të depozituara në bankën e bashkisë. Të gjithë nënpunësit e bashkisë filluan ta mernin rrogën me monedhën e re. Fillimisht, tregtarët dhe shitësit refuzuan përdorimin e monedhës së re, por më vonë u detyruan ta përdornin pasi qarkullonte vetëm e reja dhe nuk kishte fare monedhë të vjetër.

Pra, monedha nisi të përdorej si e vlefshme, sepse filluan të gjithë ta pranonin dhe ta përdornin (sot euro është e vlefshme dhe përdoret sepse të gjithë e kanë pranuar për ta përdorur). Prezenca e kësaj monedhe që humbiste vlerë në kohë dhe që askush nuk kishte interes për ta grumbulluar dhe kursyer, zhvilloi dhe rriti ekonominë bashkiake e atë lokale dhe rriti qarkullimin monetar: u asfaltuan rrugë dhe u kryen shumë punime publike në të mirë të popullsisë. Kryetari i Bashkisë u tregoi gazetarëve (dhe ky ishte gabimi fatal që ai bëri) që 12%-in vjetor që nxirrej nga vulat e kartëmonedhave ai e kishte riinvestuar dhe çdo muaj Bashkisë i hynin në arkë 20 herë më shumë sesa shuma e përgjithshme e rrogave të para të paguara me kartëmonedhën e re, që ishte 2000%! Pa dashje kryetari i Bashkisë kishte nxjerrë në shesh 2 të vërteta që ishin rreptësisht të ndaluara:

1) Përfitimi i jashtëzakonshëm që sistemi bankar nxjerr nga monedhat që vë në qarkullim;

2) Përfitimi i jashtëzakonshëm dhe i fshehtë që vënia në qarkullim i dhuron bankierëve që shtypin kartëmonedhat.

Menjëherë Banka Kombëtare Austrike ndërhyri duke e shfuqizuar këtë kartëmonedhë konkurruese të bezdisshme dhe më 1933 e konsideron të paligjshme, pasi ishte në kundërshtim me monopolin e Bankës Qëndrore, pra në kundërshtim me interesat private të bankierëve! Në botë ekzistojnë 5000 lloje të ndryshme valutash plotësuese! Nga këto 5000 monedha, 700 ekzistojnë vetëm në Japoni. Kur një sistem bankar bazohet në fajde dhe fillon dhe ekzagjeron, kriza ka për t'u përhapur në radhët e popullsisë dhe është e qartë që popullsia ka për të reaguar në mënyrë spontane duke krijuar një valutë plotësuese. Në Japoni pas krizës së 1995, ishin 30.000 rastet e vetëvrasjeve ekonomike në vit, për arsye falimentimi ose pa-aftësie paguese. Një personazh i rëndësishëm i botës bankare japoneze doli nga ky sistem dhe filloi të krijonte këto valuta alternative për të zgjidhur situatën. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në Argjentinë ku çdo krahinë filloi të shtypte valutën e saj lokale plotësuese. Përhapja dhe zhvillimi i valutës plotësuese duhet të mbështetet pasi ka për të qenë hapi që do të stabilizojë situatën, gjithashtu do të jetë ura kaluese nga sistemi i padrejtë aktual i fajdeve bankare në një sistem të ardhshëm, ku transaksionet do të jenë të qarta e transparente, ku dhe do dihet se ku shkojnë dhe nga vijnë paratë. Nuk mund të ekzistojë sovraniteti i një populli nëse nuk ekziston një sovranitet monetar!

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi