Çfarë ndodh në botën e egër të Wall Street-it

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Çfarë ndodh në botën e egër të Wall Street-it

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:19 pm

Një prej dyzimeve më të mëdha sot në Wall Street është midis mënyrës sesi Goldman Sachs shikon vetveten (ata janë më të zgjuarit) dhe mënyrës sesi kushdo tjetër e shikon Goldman (ata janë më të zgjuarit, më të pangopurit dhe më të rrezikshmit)

Një prej dyzimeve më të mëdha sot në Wall Street është midis mënyrës sesi Goldman Sachs shikon vetveten (ata janë më të zgjuarit) dhe mënyrës sesi kushdo tjetër e shikon Goldman (ata janë më të zgjuarit, më të pangopurit dhe më të rrezikshmit). Duke pyetur drejtuesin e përgjithshëm Lloyd Blankfein, drejtuesin operativ Gary Cohn dhe drejtuesin financiar David Viniar, midis të tjerëve, autori eksploron sesi kompania e tyre i shpëtoi kolapsit të shtatorit 2008, pse ka vënë tashmë menjanë 16.7 miliardë për kompensim këtë vit dhe për të cilat linja është akuzuar se ka shkelur.

Lloyd Blankfein, i cili u lind i varfër në South Bronx, e kaloi veten nëpërmjet Harvard dhe u bë drejtues i përgjithshëm i Goldman Sachs në vitin 2006, pas 24 vjetësh në kompani. Një të enjte tetori, tamam ditën kur kompania paralajmëroi se kish bërë 8.4 miliardë dollarë fitime deri më tani, ai spekuloi nëse Goldman do t'i mbijetonte eksplozionit financiar në vjeshtën e 2008 krejtësisht me forcat e veta, pa ndonjë lloj ndihme, implicite apo eksplicite, nga ana e qeverisë. "Mendoja se do të mundnim, por kishte shumë më tepër rrezik më të madh nga sa mendoja", thotë ai, i ulur në zyrën e tij në katin e 30-të në selinë e vjetër të Goldman, në 85 Broad Street në Lower Manhattan. "Si rezultat i aksioneve të ndërmarra [nga ana e qeverisë], qemë më mirë nga sa do të kishim qenë. Qe kjo përcaktuese? Nuk e di. Nuk mendoj kështu... por nuk e di". Ai shton: "Nëqoftëse pyesni, në thellësinë e zemrës time, a mendoj se do të kishim falimentuar…". Ai bën një pauzë dhe më pas nxjerr kartën e tij më të fortë: në kulmin e krizës, Warren Buffett pranoi të investojë 5 miliardë dollarë tek Goldman Sachs.

Buffett, investitori i adhuruar nga Nebraska, është në mënyrë të famshme ngurrues për të hedhur para në kompanitë e Wall Street, por ka një histori të gjatë me Goldman. Kur ishte 10 vjeç, ai shkoi në New York me babanë e tij, një ndërmjetës aksionesh në Omaha, dhe u ndalën tek Goldman Sachs për të vizituar Sidney Weinberg. Si drejtues i Goldman nga viti 1930 deri më 1969, Weinberg ndihmoi që të ngrihej kompania në atë kompani të fuqishme që u bë. "Për 45 minuta Weinberg foli me mua sikur të isha i rritur", pëlqen të kujtojë Buffett. "Kur po dilnim, më pyeti: "Cili titull të pëlqen, Warren?"". Në vitet e mëvonshme Buffett pëlqente të citonte Byron Trott, i cili deri kohët e fundit punoi në zyrën e Chicago të Goldman, si një prej të paktëve bankierë të investimeve të vlefshëm që meritonte vëmendje. Kështu, kur Trott e pyeti Buffett nëse do të ishte i interesuar që të investonte tek Goldman gjatë ditëve frenetike pas falimentimit të Lehman Brothers, Buffett mendoi lidhur me këtë dhe të martën, datë 23 shtator, ai dhe Trott bënë një marrëveshje. Në një telefonatë shumë të shkurtër - dhe shumë Buffett - atë pasdite me Blankfein, Trott dhe bashkëpresidentin e atëhershëm, Jon Winkelried, Buffett tha se do të investonte 5 miliardë dollarë në shkëmbim të një 10 përqindëshi të majmë dividend dhe të drejta për të blerë aksione shtesë gjatë pesë viteve të ardhshme me një çmim prej 115 dollarësh copa. "Po nxjerr për shëtitje nipat e mi në Dairy Queen", u tha ai njerëzve të Goldman. "Më telefononi dhe më njoftoni sesi do të vendosni".

Goldman i pranoi termat e forta të Buffett dhe falë këtij investimi qe në gjendje të nxirrte edhe 5.75 miliardë dollarë të tjerë nga shitja e aksioneve investitorëve të tjerë. Blankfein thotë se kompania mund të kish nxjerrë shumë herë më shumë se kaq, por nuk kish nevojë për më shumë para. Buffet kish thënë se ndërsa askush nuk mund ta kuptonte fletën e bilanceve të ndonjë kompanie të Wall Street, ai kishte besim se Blankfein ishte njëherazi shumë i zgjuar dhe shumë konservator. Por kishte dhe një arsye tjetër që ai investoi: "Nëqoftëse nuk do të mendoja se qeveria do të vepronte, unë nuk do të bëja asgjë këtë fundjavë", i shpjegoi ai Becky Quick të CNBC-së. "Mund të përpiqem që të zhbëj gjëra kësaj jave".

Blankfein i referohet kësaj periudhe si "kaos" dhe sërish në 85 Broad Street një linjë e qartë historie ka dalë nga pothuajse çdo nivel i kompanisë: qe shumë e përmendura kulturë dhe aftësia superiore për të menaxhuar rrezikun e Goldman, jo dora ndihmuese e qeverisë që përballuan ngjarjet e vjeshtës 2008. Kur u pyet Gary Cohn, administratori i përgjithshëm i Goldman dhe David Viniar, administratori i përgjithshëm financiar i kompanisë, nëse Goldman do të kish mbijetuar pa të gjitha format e ndërhyrjes qeveritare, Viniar thotë "Po!" pothuajse pa e përfunduar pyetjen. "Mendoj se nuk do të kish falimentuar", thotë Cohn. "Ne kishim likuiditet".

Është e vështirë të gjesh ndonjë jashtë kompanisë që të mos e shikojë këtë si histori revizioniste. Kombinojeni këtë me provën e mëtejshme të vizionit botëror të Goldman - domethënë sasinë e madhe të parave që njerëzit e saj do të fitojnë këtë vit (16.7 miliardë dollarë tashmë janë vënë menjanë për kompensim, që mund të përkthehej në një mesatare prej 700000 dollarësh për punonjës të Goldman) - dhe bëheni i tërbuar. Tërbim i përhapur. "Budallallëk me brirë", thotë një financier i lartë lidhur me faktin që Goldman nuk kish nevojë për ndihmën e qeverisë. "Këto janë thjesht budallallëqe", thotë një ish-menaxher i Goldman Sachs. Edhe Neel Kashkari, një ish-bankier i Goldman që u bë ndihmëssekretar i Thesarit këtë verë, i tha "The New York Times" se, "çdo kompani e veçantë e Wall Street, pavarësisht protestës së tyre sot, çdo kompani përfitoi nga veprimet tona. Kur ngrihen e thonë se 'Dëgjo, nuk kishim nevojë për atë ndihmë', atëhere kjo është thjesht marrëzi". Faktor në lidhjet politike të Goldman - dy prej katër drejtuesve të përgjithshëm të kompanisë kanë shërbyer si sekretarë Thesari, ndërsa një burim tjetër tregon për një mbledhje të G7-ës ku numëroi 24 deri në 28 nga 32 ofiqarët financiarë e pranishëm si ish-njerëz të Goldman - dhe teoritë konspirative valojnë. "Kjo kompani është djalli vetë" është një koment tipik kurdoherë që postohet në internet një histori rreth Goldman, e cila tani ndodh përditë.

Goldman e kupton se e ka një problem; njerëz që janë thellësisht të inatosur nga protesta. "Ekziston një ndjenjë përgatitjeje për luftë në kompani", thotë dikush që e njeh mirë kompaninë. Ndoshta kjo është e zmadhuar për shkak se ka pasur gjithmonë një aureolë shenjtërie rreth saj. Ajo nuk do vetëm që të bëjë para, por dëshiron të shikohet edhe si një forcë për mirë. Komenti tani i turpshëm i Blankfein bërë një reporteri të londinezes "Sunday Times" se, po bënte "punën e Zotit" u nënkuptua si shaka, por kishte një sasi të vërtete të paparamenduar në të. Drejtuesit e Goldman besojnë se kanë një problem marrëdhëniesh publike, jo një problem substancial. Kur kompania kishte para, ekzistonte një ndalim në përdorimin e vendeve të tribunës së saj në Yankee Stadium dhe në vjeshtë Blankfein ndërmorri një ofensivë reklamuese që i tregonte shtypit origjinën e tij të thjeshtë. Ajo çka Goldman nuk kap është se e gjithë kjo zallamahi rreth mënyrave sesi ka përfituar nga paraja publike e ka burimin në një frikë të thellë që ka ekzistuar për një kohë të gjatë midis atyre që mendonin se e njihnin shumë mirë kompaninë. Është një frikë që, siç e thotë njëri, "aftësitë" e Goldman po "ecin nëpër shi dhe po ia kalojnë pa u lagur". Është një frikë se Goldman e ka trukuar lojën, edhe pse askush nuk mund ta provojë kurrë si, jo vetëm prej lidhjeve politike, por edhe prej përmasave dhe fuqisë së jashtëzakonshme të tij. Ekziston edhe një besim se pavarësisht fjalëve të bukura rreth klientëve dhe kulturës (oh, sa shumë flitet për të!) Goldman i sotëm kujdeset për një gjë dhe për një gjë të vetme: bërjen e parave për vete. Thotë një drejtues i nivelit të lartë në Wall Street: "Pse keni biznes? Sepse keni një blerës. Ju duhet të bëni një fitim të arsyeshëm. Por a është e mundur që Goldman të ketë ndryshuar nga një kompani që kishte blerës në një kompani që është e zgjuar si dreqi dhe fiton një dreq parash?".

Një kompani legjendare

E themeluar në vitin 1869, Goldman Sachs në ditët e para qe një kompani copë-copë herreje në një botë bankash investimesh të privilegjuara (të tilla si J. P. Morgan), që kontrollonin të gjitha klientët e vlefshëm korporativë. Në vitin 1929, Goldman pothuajse u dërrmua nga një partner - menaxher tërheqës i quajtur Waddill Catchings, i cili krijoi atë çka njihet si Goldman Sachs Trading Corporation - një histori e treguar në detaje tek "The Partnership" i Charles Ellis. Në thelb, ky qe një trust i cili përdorte borxhet për të blerë kompani të tjera, që përdornin më shumë borxhe për të blerë kompani të tilla - me fjalë të tjera, një bombë me sahat borxhesh, pak a shumë në të njëjtën mënyrë që trustet moderne planifikojnë të blejnë kredi pronash duke u bërë bomba me sahat borxhesh. Kur erdhi kolapsi i pashmangshëm, rezultati e degjeneroi Goldman për dekada me radhë.

Shëndoshja e kompanisë i detyrohet në një pjesë të madhe Sidney Weinberg, i cili në mënyrë të famshme ju bashkua Goldman në vitin 1907 si pastrues. Ndërsa Weinberg ndërtoi biznesin bankar të kompanisë, Gus Levy, një i larguar nga Tulane University, zhvilloi një linjë anësore të mrekullueshme aksionesh dhe bonosh. Në vitin 1969 ai mori punën e Weinberg në krye të Goldman. Kur vdiq nga një infarkt në vitin 1976, djemtë e Weinberg, John dhe John Whitehead, një i lindur në Harvard, veteran i Luftës së Dytë Botërore i diplomuar në Harvard, vazhduan që ta transformojnë Goldman në një lojtar të madh në investimin bankar. Për pjesën më të madhe të historisë së Goldman, të dyja botët - ajo xhentile e bankimit dhe ajo luftarake e tregtimit - ekzistuan në një lloj balance.

Teksa kompania rritej, ajo zhvilloi një kulturë unike, të karakterizuar nga puna e rëndë, shumë e vështirë, besnikëria, fshehtësia dhe një mungesë dukshmërie. Drejtuesit e lartë, ndryshe nga ato të kompanive të tjera, nuk kishin zyra madhështore me banjo private. Në fundin e viteve '70, Whitehead vuri në letër ato që janë akoma 14 Parimet e Biznesit të Goldman. I pari: "Interesat e klientëve tanë gjithmonë janë mbi të gjitha". Dikur, të jashtmit mund ta shikonin këtë parim në veprim. Në epokën e marrjeve nën kontroll armiqësore, Goldman nuk do t'i bënte ato dhe kompania qe e fundit në Wall Street që filloi një biznes menaxhimi parash për individët e pasur, për shkak se nuk mendonte se duhej të konkurronte me kompani menaxhimi parash të mëdha, që gjithashtu qenë kilentë të operacioneve tregtare të saj. Nga fillimi i viteve '90, Morgan Stanley dhe Goldman Sachs qëndronin në majën e çatisë së Wall Street. Por edhe atëhere, Goldman kishte një mistikë të cilës Morgan i mungonte. Të brendshëm dhe të jashtëm kanë luftuar për një kohë të gjatë që të përkufizojnë ingredientin e fshehtë të Goldman Sachs. Ai është një përzierje pune të rëndë, shumë të vështirë, konkurrence intensive dhe diçka që i afrohet shumë punës në ekip, megjithëse kjo e bën kulturën të tingëllojë më të dashur nga sa realisht është. "Kompania është grushtash dhe bërrylash të forta, por kjo fshihet prapa dorezës së kadifenjtë të punës në ekip dhe kolegjialitetit", tregon një ish-administrator. Vendi nuk emeton kënaqësinë që shpesh vjen me pasurinë e madhe. Më shumë, ai emeton ankth. Kam punuar atje tri vjet si analiste dhe kujtoj se shumica e njerëzve nuk mund të përfitonin nga radha e gjatë e makinave të zeza që prisnin deri në mesnatë jashtë 85 Broad Street për t'i çuar në shtëpi. Në vend të kësaj, ata duhej të telefonin taksi, pasi kurrë nuk u larguan herët sa duhet. Gjithashtu, kujtoj se të kishe një lëkurë të nxirë në verë ishte shenjë e keqe, pasi kjo nënkuptonte se nuk punonin aq sa duhet. Shpesh do t'i dëgjoni njerëzit e Goldman të flasin për "quartilers", pasi Goldman i ndan njerëzit e tij në grupe të bazuara mbi performancën. Zakoni do të ishte: "Ju nuk dërgoni një quartiler të dytë për të ngritur një biznes". Por, sigurisht, jo vetëm kërkesat, por shpërblimet - në termat e prestigjit dhe parave - janë më të mëdha.

I ndrojturi nuk do ta trashëgojë kompaninë

Në fillimin e viteve '90, Goldman përballoi një prej testimeve më të mëdha në historinë e tij. Pas humbjesh të mëdha tregtimi, një rezultat i puntimit në obligacione të ecura keq në Londër, partnerët filluan që të largohen dhe t'i tërhiqnin kapitalet e tyre. Kjo që një gjendje "shumë e lëkundur", kujton një ish-partner. "Ata prej nesh që u bënë partnerë në vitin 1994 aktualisht duhej të paguanin (para në partneritetin për të përballuar humbjet). Të zgjuarit po largoheshin të gjithë". Në këtë vakuum lidershipi hyri Jon Corzine, një tregtues investimesh me fitim fiks dhe besues i verbër se Goldman duhet të bëhej publik. Ndërsa Morgan Stanley u kish shitur aksione publikut në vitin 1986, Goldman ishte partneriteti i fundit privat i Wall Street. Në dhjetor të atij viti ai filloi të debatojë seriozisht idenë e të bërit publik, sipas The Partnership, por mjaft pyetje dukej se e ndalonin gjithmonë realizimin: Çfarë do të ndodhte me kulturën nëqoftëse kompania bëhej publike? Dhe si do t'i ndanit paratë në mënyrë të ndershme midis partnerëve të rinj, partnerëve të vjetër dhe ish-partnerëve? Megjithatë, nga viti 1998 Corzine e kish bindur pjesën tjetër të kompanisë. Por përpara se Oferta Fillestare Publike të mund të shpallej, hedge-fund 4.6 miliardë dollarë, Long Term Capital Management u shkri, duke shkaktuar një krizë në Wall Street. Rriskimit masive të L.T.C.M-së qenë financuar me një sasi të tepruar borxhi dhe, ndërsa tregtimet ecën keq, i gjithë Wall Street që i kish huazuar para L.T.C.M-së dhe shpesh kopjuar tregtimet e tij, hynë në tilt. Njëlloj si ato në kompanitë e tjera, operacioni i tregtimit me të ardhur fikse, që ishte fusha e Corzine, pësoi humbje të mëdha. Tashmë, Corzine kish provokuar mëri të madhe nga që e quante veten C.E.O. dhe vepronte në mënyrë të njëanshme, edhe pse Goldman gjithmonë ishte drejtuar nga komiteti ekzekutiv shumë i fuqishëm i tij. Kështu, komiteti në atë kohë me 5 anëtarë organizoi një puç dhe e largoi Corzine. Ata e zëvendësuan atë me Henry Paulson, një i lindur në Illinois që e bëri karrierën e tij në kompani nëpërmjet biznesit të suksesshëm të investimit bankar. (Në mënyrë ironike për Corzine, më së fundi Goldman i shiti aksionet për publikun me 53 dollarë copa në pranverën e 1999, gjë që nënkuptonte se, ashtu si me kompanitë e tjera të bëra publike të Wall Street, Goldman nuk po luante me kapitalin e partnerëve, por me paratë e aksionerëve). Paulson është një grumbull i gjallë kontradiktash. Një njeri tejet kompetitiv, ai është gjithashtu një konservacionist i flaktë që trembej kur zogjtë do të fluturonin në dritaret e xhamta të 85 Broad. Ai është një Christian Scientist i përkushtuar, talenti kryesor i të cilit tek Goldman dhe në qeveri qe një pragmatizëm brutal. "Hank i bën gjërat", siç thoshte njëri. Dhe, megjithëse prania frikësuese dhe zëri i trashë i Paulson janë tani të mirënjohura për miliona amerikanë, më pak e dukshme është një cilësi çuditërisht e vlerësuar. Shumica e njerëzve që e njohin mendojnë se ai thotë gjithmonë të vërtetën, kryesisht pse nuk është i aftë për shkathtësinë verbale që është kritike për simulimin. "Ai nuk e donte kurorën, por e mbante mirë atë", qe fjala midis disa partnerëve lidhur me qëndrimin e Paulson si C.E.O nga viti 1999 deri më 2006.

Botë e re dhe progresive

Ngritja e Lloyd Blankfein, i cili u bë C.E.O. në vitin 2006, është pjesërisht një testament ndaj ecjes së ngadaltë të pandalshme të fuqisë së parasë tek Goldman Sachs. Gjatë viteve të para të mbretërimit të Paulson, trashëgimtarët e dukshëm qenë bashkadministratorët e tij të përgjithshëm, John Thain dhe John Thornton. Thornton qe një bankier klasik Goldman Sachs, një mendimtar krijues që qe i madh me klientët. Por kritikët e tij thonë se i kishte disa dobësi, përfshi një urrejtje për detaje menaxhimi jo fort të pastra. Në fund, në një takim në zyrën e tij në vitin 2003, Paulson i thotë atij se nuk do të bëhej C.E.O. Megjithatë, dikush afër me Thornton thotë se ai tashmë po bënte plane për t'u larguar pasi e kuptoi se Paulson, që fillimisht u planifikua të shërbente si C.E.O. vetëm për pak vjet, nuk po dilte gjëkundi. Kaishte dhe diçka tjetër. Thornton qe gjithashtu dyzues ndaj asaj që e ndjente se ishte një ndryshim tek Goldman: një ankth i sapozbuluar të bërjes së parave me çdo kusht. Ai besonte se institucionet e mëdha duhej të qëndronin për diçka më shumë. Nga ana tjetër, Thain qe "djali i mirë", siç e paraqet një drejtues i Goldman. Një ish-kryesues i biznesit të kredive për pasuritë e paluajtshme që u bë shefi i përgjithshëm financiar i kompanisë në vitin 1994, ai dinte në mënyrë të detajuar sesi vepronte Goldman Sachs. Edhe atij iu desh që ta rimendojë të ardhmen e tij kur Paulson vendosi të qëndrojë dhe disa thonë se fuqia bazës mbështetëse të tij filloi që të shkërmoqet ndërsa raca e re e tregtuesve të Goldman bënte gjithnjë e më shumë para. Një ish-drejtor menaxhimi tregon se Goldman i vjetër i bënte paratë e tij nëpërmjer bërjes publik të Ford, Goldman i ri i bënte paratë e tij duke mbrojtur koston e platinit për Ford. Dhe ky biznes nuk kryhej nga John Thain, por nga Lloyd Blankfein. Në vitin 2003, Paulson vendosi që të emërojë Thain dhe Blankfein si bashkëC.O.O, por Thain e kuptoi sinjalin e qartë. New York Stock Exchange filloi që ta rekrutojë atë si C.E.O-në e tij dhe në fund të 2003 ai e mori punën. Një prej gjërave më të habitshme rreth 55-vjeçarit Blankfein është se sa i pëlqyeshëm është. Me flokë të rëna dhe i shkurtër, ai është i vetëdijshëm për dobësitë e tij, ka një ndjenjë të hollë humori dhe dashuri për fjalë të pista. Ai erdhi tek Goldman nëpërmjet J. Aron, një kompani të cilën Goldman e bleu në vitin 1981. "Unë kam qenë i padukshëm për 24 nga 27 vitet këtu", thotë Blankfein. "Nuk është sikur e kërkova". Por ky shpjegim i thjeshtë maskon një anë tjetër të Blankfein. Nga brenda, Blankfein shihet si jashtëzakonisht "komercial", gjë që në të folmen e Goldman nënkupton të kesh talent për bërjen e parave. "Blankfein është Paulson në steroide", thotë një klient, duke iu referuar kompetitivitetit të Blankfein, edhe pse ai rrallë angazhohet në një shfaqje të forcës bruto. "Nëqoftëse (ish C C.E.O i Lehman) Dick Fuld është çomange, atëhere Lloyd Blankfein është një biçak", është kjo mënyra sesi Anthony Scaramucci, një ish-Zëvendëspresident i Goldman, i cili tani drejton SkyBridge Capital, shpjegon Blankfein. Gjatë viteve një kritikë që ka ngjitur lidhur me Blankfein është se ai nuk ndjehet rehat me njerëz që nuk janë dora e tij. Këta "njerëz" janë zakonisht tregtues. "Grupi që aktualisht po drejton Goldman nuk është një grup shumë i ndryshëm dhe kjo është potencialisht shumë dëmtuese për kompaninë", thotë një ish-partner. C.O.O-ja Cohn u rrit tek J. Aron dhe, nëqoftëse ana më mizore e Blankfein është e maskuar nga humori, grushtat e Cohn zakonisht janë shumë të dukshëm. "Cohn është shumë si Fuld", thotë një tjetër partner i Goldman. "Ai është një tregtues shumë i ashpër dhe agresiv". Një ish-tregtues thotë: "Gary ka qenë gjithmonë dora e Lloyd. Desha të them, gjithmonë".

Nën lidershipin e ri, kultura e kompanisë dukej se po ndryshonte. Njëherë e një kohë në një të kaluar jo shumë të largët, edhe një Goldmanas nuk do të kishte arritur në 1 milion dollar në vit. Por gjatë viteve të fundit numrat qenë bërë shumëfishi i kësaj shume. (Sigurisht, kjo është veçanërisht e vërtetë në Wall Street, por në mënyrë të veçantë tek Goldman). Në vitin 2007, Blankfein bëri 68.5 milionë dollarë, shumë e madhe ndonjëherë për një C.E.O të Wall Street. Cohn bëri 67.5 milionë dollarë. E ndershme ose jo, kemi një ndjesi se numrat kanë rëndësi pasi Goldman i ri kujdeset për përballjen me djemtë e hedge-fund. "Çdonjëri pëlqen që ta urrejë Goldman Sachs dhe Goldman pëlqen që ta urrejë komunitetin hedge-fund", thotë një tregtues. "Ata janë bërë të pasur, por jo aq të pasur sa Louis, Julian apo George" (menaxherët legjendarë hedge-fund Louis Bacon, Julian Robertson dhe George Soros). Nën Blankfein, Goldman vazhdoi që të rritej eksponencialisht: në vitin 2007, të ardhurat e kompanisë qenë 46 miliardë dollarë, pothuajse tri herë më shumë se ato të vitit 2000. Në pjesën më të madhe, kjo qe rezultat i një strategjie të filluar nën Paulson, por të përqafuar nga Blankfein, në të cilën Goldman nuk qëndronte më menjanë, duke shpërndarë këshilla, por më shumë investonte paratë e saj përkrah klientëve të saj". Tani Goldman kishte një biznes menaxhimi parash; një biznes të madh private-equity, duke nënkuptuar se ndërsa fondet e mëdha blerëse janë klientë të Goldman, ato janë gjithashtu konkurentë të tij dhe një biznes proprietary trading, i cili ekziston në mënyrë specifike për të tregtuar kapitalin e Goldman në emër të Goldman - kështu që klientët hedge-fund janë gjithashtu konkurentë. Nëpër shumë biznese tregtare të Goldman, është e ngatërruar vija se kur kompania vepron për vete dhe kur vepron në emër të klientëve.

Brenda "Kutisë së Zezë"

Pavarësisht deklarimeve financiare publike që Goldman nënshkruan çdo tremujor, asnjë i jashtëm nuk mund të tregojë sesi realisht kompania i bën paratë e saj. Ju nuk mund të shikoni brenda "kutisë së zezë" të perandorisë tregtuese. Blankfein thotë se vetëm rreth 10 përqind e fitimeve të Goldman vjen nga tregtime të pastra pronësore, por nuk ekziston asnjë mënyrë që një i jashtëm të mund ta provojë këtë në mënyrë të pavarur dhe, gjithsesi, ajo çka ndodhet në kutinë e zezë gjithmonë ndryshon, kështu që numrat janë të rëndësishëm vetëm në momentin aktual. "Goldman e ndryshon makinën e gurabijeve çdo herë", thotë analistja e pavarur Meredith Whitney. "Por nuk është e njëjta gurabije. Nëpër pjesën tjetër të Wall Street, kemi gjithmonë të njëjtën", nëpërmjet së cilës ajo nënkupton se Goldman i axhuston në mënyrë konstante strategjitë e tij të investimeve, në kundërshtim me bankat e tjera, të cilat tentojnë të jenë më pak reaguese ndaj tregut. Blankfein përdor fjalën "i zhdërvjellët" për të përshkruar Goldman dhe në mënyrë të padiskutueshme është. Një efekt anësor është se në një kompani ku prodhimi i fitimeve ndihmon që të ngriheni, bankimi është bërë tani një aksesor i biznesit tregtar, ku bëhet paraje reale. Steve Scherr, një veteran 17-vjeçar i Goldman që ndihmon zhvillimin e biznesit të investimit bankar, pretendon se nuk ndjehet i marxhinalizuar. "Mënyra sesi mendohet bankimi brenda kompanisë ka ndryshuar", thotë ai. "Bankimi ka marrë një prani në rritje si forca shitëse e kompanisë". Me fjalë të tjera, kur Goldman këshillon një kompani që dëshiron ta shesë veten, bankieri Goldman që e fiton këtë marrëveshje mund të jetë gjithashtu në gjendje që ta sjellë Goldman si investitor apo t'i sjellë tregtuesit e Goldman që t'ia shesin kompaninë një hedge- fund kundrejt një rënieje në një valutë të huaj e kështu me radhë. Por jo çdonjëri e shikon këtë në mënyrë të tillë të gëzueshme. Një ish-partner shpjegon se bankat e investimeve kanë konflikte interesi. Në pikëpamjen e tij, këto konflikte kanë marrë një ton më të errët. Për shembull, disa vjet më parë, bankierëve të Goldman iu thuhej se duhet të ndihmonin që të shiteshin më shumë derivate. "Le të themi se keni një klient me problem valute të huaj. Domethënë, ju sillni ekspertin e shkëmbimit të huaj të Goldman dhe ai iu jep një çmim. Unë ia jap klientit çmimin e Goldman, për shkak se ekziston një tryezë tek Goldman që po bën para lidhur me të". Kjo futet në zemrën e ankimeve rreth Goldman nga të tjerët në Wall Street, të cilët shpesh janë shumë më të hidhura. Kur Blankfein flet se është "aq afër me klientët sa që mund ta shikoni modelin më mirë se kushdo tjetër", disa kanë frikën se kjo nënkupton që kompania e tij po përdor informacion klienti në mënyra që nuk janë domosdoshmëirsht në interesat më të mira të tij (Megjithëse pak në biznes mendojnë se Goldman do ta kalojë linjën në ilegalitet). Në të folmen e Wall Street, një "palë" - domethënë, personi në anën tjetër të tregtisë, në kundërvënie me atë që përfaqësoni ju - është si një i rritur që lejon dhe tash e prapa shprehja që shpesh do të dëgjoni: Goldman Sachs i ri nuk ka klientë - ka palë. Këto probleme janë veçanërisht të theksuara midis hedge-fund. "Njerëzit frikësohen se mos janë në biznesin tim dhe janë më të mirë se unë", thotë një menaxher investimesh. Pyet një tjetër hedge-fund tregtues: "A janë Yankees? Jo, aktualisht Yankees humbën! Goldman nuk humbet kurrë dhe njerëzit thonë se janë një hedge-fund! Nuk është aspak hedge-fund. Hedge-fund humbasin para". Megjithatë, kur pyetet nëse bën biznes me Goldman, ai përgjigjet: "Sigurisht që bëjmë biznes me ta, jam i detyruar që ta bëj. Është njëlloj si mafia që menaxhon plehrat. Ju i paguani tarifat e tyre, për shkak se keni nevojë që plehrat tuaja të largohen".

Duke krasitur hedge-fund

E gjitha kjo shpjegon se pse Wall Street e dashuronte betejën midis menaxherit të hedge-fund Jim Chanos dhe drejtuesit të Goldman Sachs Marc Spilker, bashkëkryetar i degës së menaxhimit të aseteve. Të dy janë komshinj në Hamptons dhe kanë një konflikt rreth zgjerimit të një shtegu që të nxjerr në plazh. Ndërsa çështja akoma është në diskutim, Spilker mblidhi një ekip për të shpartalluar hedge-fund lidhur me pronën e Chanos. Chanos, i cili thotë se i pagoi Goldman midis 40 dhe 50 milionë dollarëve, u përpoq t'i ankohej Blankfein. Një prej zëvendësve të tij i tha Chanos se C.E.O.-ja nuk do t'i dëgjonte ankesat e tij lidhur me çështjen dhe, më tej akoma, Goldman nuk e pëlqente mënyrën sesi ai, Chanos, po e menaxhonte këtë punë. Chanos e pa këtë si një shenjë të prekshme se në Goldman e ri klientët nuk kishin më vlerë. Ai i tërhoqi të gjitha biznesin e tij brenda dy javësh. Për çdo preokupim rreth mënyrës sesi Goldman trajton klientët e tij Blankfein ka një përgjigje të thjeshtë, që është se pjesa e tregut e Goldman është serish numri 1 dhe, ndërsa disa thonë se bëjnë biznes me Goldman për shkak se gjithëprania e kompanisë nënkupton që duhet të bëjnë, ka dhe një arsye tjetë, të cilën edhe kritikët më të hidhur të tij e pranojnë: Goldman është më i miri. Pse ndodh kjo?, u pyet një menaxher hedge-fund që sapo e kish përfunduar shpjegimin e tij të zjarrtë rreth faktit se si ai nuk i beson Goldman. "Në të vërtetë nuk mund t'u them pse është më i miri. Thjesht është më i miri", thotë ai. "Është ora 6 pasdite në New York City dhe Goldman do ta gjejë sesi ta kapë njeriun e duhur në Hong Kong - njeri me të cilin nuk kemi folur kurrë - në telefon për të na përshkruar saktësisht atë që duam të dimë. Ai do të jetë plotësisht i informuar". Ai qesh. "Përpiqu ta bësh të njëjtën gjë. Ata nuk mund të kuptojnë se çfarë dinë, le më pastaj sesi të përfitojnë prej saj".

Lëmshi i kredive të shtëpive

Në mënyrë të habitshme, ajo çka ndodhi në fillimin e krizës së subprime u konfirmoi njerëzve tek Goldman Sachs atë çka thelbësisht ata besonin rreth vetes së tyre, se realisht janë më të mirë se kushdo tjetër në Wall Street. Por për shumë jashtë saj ajo ofronte në të vërtetë provën se Goldman e vendoste mbrojtjen e interesave të veta përpara mbrojtjes së interesave të klientëve. Në dhjetor të vitit 2006, rreth një vit përpara se çdo kompani tjetër e Wall Street filloi të kuptojë magnitudën e krizës. Në gusht të 2007 - që qe menjëherë pas Chuck Prince, në atë kohë C.E.O. i Citigroup, tha batutën e famshme: "Për aq kohë sa luan muzika, ju duhet të ngriheni e të kërceni"- Goldman Sachs po e linte platenë e kërcimit. Tashmë kompania kish filluar që të shiste dhjetëra miliarda dollarë prej huave të mëdha në librat e saj që qenë përdorur për të financuar marrëveshjet e shitjeve. "Në retrospektivë, nuk ka asnjë njeri që nuk do të kish shitur kur ne po shisnim", thotë Steve Scherr. Sa e vërtetë!

Goldman thjesht pa atë që kushdo tjetër mund - dhe duhet - ta kishte parë: çmimet e aksioneve të mbështetura nga kreditë banesore dhe më pas huat e mëdha po binin. Çdo ditë dhe gjithmonë, Goldman në mënyrë rigoroze regjistron fitime dhe humbje bazuar në faktin se ku mund t'i shesë pozicionet e saj. Për shkak se ato vlera po binin, Goldman po pësonte humbje në biznesin e kredive banesore gjatë gjithë kohës. Kjo i bëri nervozë tregtuesit e këtyre kredive, David Lehman, një drejtor menaxhues në grupin e tregtimit të kredive banesore të Goldman, thotë: "Qoftë të tregëtoni kredi subprime apo banane, nëqoftëse gjërat nuk ecin sipas mënyrës tuaj, atëhere duhet të bëheni më i vogël".

Përveçse shumica e konkurrentëve të Goldman nuk e bëri një gjë të tillë, në kompanitë e tjera tregtuesit e kredive banesore u përpoqën që t'i mbronin feudet e tyre, duke argumentuar se rëniet qenë të përkohshme. Ata i mbajtën apo deri dhe i rritën pozicionet e tyre - dhe refuzuan që të pranojnë se po humbisnin para. Dyshimet dhe paralajmërimet rrallë arrinin në nivelet drejtuese, por edhe në ato raste që shkonin, u injoruan në dëshirën për t'i mbajtur në jetë kohërat e mira. "Fillimisht janë shpresat dhe lutjet e njerëzve dhe më pas realiteti i tregut. Nuk mund t'i përzieni të dyja", thotë Cohn sot. Megjithatë, Goldman nuk shiti vetëm aksione kredish banesore dhe ndaloi bërjen e biznesit. Në periudhën menjëherë pas krizës, shpërthyen kritika se Goldman kish vazhduar të shiste aksione të mbështetura nga kreditë banesore klientëve të tij, ndërsa luante kundër vetë këtyre për llogari të vet. Në mënyrë të qartë në termat më të thjeshtë të mundshëm, kjo është e vërtetë: ndërsa Goldman nuk qe kurrë garantuesi më i madh i C.D.O.'s (collateralized debt obligations - mjeti i pëlqyer i Wall Street për aksionet e mbështetura nga kreditë banesore), kompania qëndroi në pesëshen kryesore deri verën e vitit 2007, kur rënia e tregut u ndal. Goldman argumenton se blerësit e C.D.O.'s-ve të tyre qenë vetë investitorë të sofistikuar, të cilët qenë të aftë në marrjen e vendimeve të tyre. Me fjalë të tjera, ata qenë palë kontraktuale. "Ju nuk e hiqni një privilegj vetëm pse keni një pikëpamje të një tregu", thotë Cohn. "Kur bëjmë një ofertë fillestare publike, njerëzit nuk e kërkojnë pikëpamjen tonë për tregun e aksioneve". Por një interpretim më pak liberal u dha në një seri të kohëve të fundit të McClatchy Newspapers, e cila përmend një raport analize që e përshkruan Goldman se është "vetëm i interesuar në shtytjen e inventarit të ndyrë të tij në investitorë të paditur dhe natyrisht të lehtë për t'u mashtruar". (Një zëdhënës i Goldman thotë: "Deklarata nuk është e vërtetë. Seria McClatchy karakterizohet nga pretendime të pabazuara, insinuata dhe falsitete të pastra". Megjithatë, McClatchy i qëndron serisë së tij). Dhe kështu, nëqoftëse Goldman i vjetër përkufizohej nga refuzimi i tij për të bërë marrje në zotërim armiqësore, Goldman i ri përkufizohet nga aftësia e tij në mbrojtjen e interesave të veta. Me beneficin e gjykimit retrospektiv, ekziston një aspekt tjetër i historisë që mund të rezultojë në analizë të fundit të jetë më shqetësues dhe Goldman e ka bërë të njohur se, së bashku me institucionet e tjera financiare, ka marrë kërkesa për informacion nga "agjenci të ndryshme qeveritare" lidhur me "kreditë subprime dhe konvertimet në kesh, collateralized debt obligations dhe produktet sintetike të lidhur me kreditë subprime". Një shpikje e re që Street krijoi qe diçka e quajtur C.D.O., që ishte sikur të bëje një monedhë: duhet të keni dy anë, kokë dhe pilë, të gjatë dhe të shkurtër. Praktikisht, personi që ka pilë apo është i shkurtër i bën pagesa të vogla personit me kokë për aq kohë sa aksionet që përbëjnë C.D.O.-të po ecin mirë. Nëqoftëse ecin keq, atëherë pagesa e madhe ecën në rrugë të kundërt. Investitorët në një C.D.O. mund të zgjedhin që të blejnë një seri aksionesh, nga ata që supozohet se janë më të sigurtat deri tek ato më të rrezikuarat, apo të drejtë, pozicion. Personi që zotëron pronësinë është i gatshëm që të bëjë maksimumin për marrjen e rrezikut më të madh, por vetëm pasi çdo njeri tjetër paguhet.

Transaksion me taksapaguesin

Siç e dinë shumë njerëz, kompanitë e Wall Street janë entitete të brishta, të cilat kanë nevojë për tregun që të financojnë veten. Për shkak se është më lirë për ta që të huazojnë para afatshkurtër sesa të huazojnë para afatgjatë, gjatë viteve të flluskës deridiku të gjitha filluan që të mbështeten në paranë afatshkurtër - të cilën do ta përdornin për të blerë asete të tilla si imobiliare apo kompani të tëra që nuk mund të shiteshin menjëherë. Është njëlloj sikur të blinit një shtëpi dje, banka në çdo kohë të ketë të drejtën e pagesës së plotë të nesërmen. Goldman e menaxhonte bilancin e saj në mënyrë më konservatore si shumë prej homologëve dhe u bë akoma më konservatore pasi huadhënësit Bear Sterns e shtypën çelësin brenda natës në mars të 2008. Në atë koha kriza goditi 85 Broad Street, gjashtë muaj më pas Goldman pati 114 miliardë dollarë në kesh dhe financimi shumë i pakët që kish nevojë duhej të paguhej në më pak se 100 ditë. Kjo është një pjesë e madhe e faktit që pse arkëtarja e Goldman, 40-vjeçarja Liz Beshel, thotë se, "thashethemet për vdekjen tonë u ekzagjeruan shumë". Ajo shton se kërkesat për kesh kurrë nuk u bënë më të mëdha nga çka Goldman kish planifikuar. Në total, kompania shprehte një qëndrim joemocional rreth të gjithë çështjes. Kur u pyet Gary Cohn nëse ishte i frikësuar rreth vlerës së aksioneve të Goldman, e cila ra vertikalisht nga 207.78 dollarët e shkurtit 2007 në 47.41 dollarët e nëntorit, ai thotë: "Nuk qe frikësuese aspak".

"Nonsens i plotë dhe absolut", thotë dikush që e njeh mirë Cohn. Në të vërtetë, një rënie e çmimit të aksioneve mund të bëhet një profeci e realizuar, për shkak se ndërsa aksionet bien, besimi avullon dhe, siç e thotë një tjetër drejtues i nivelit të lartë në Wall Street: "Nuk ka rëndësi që çfarë bilanci tregoni. Nëqoftëse prishni besimin, paraja do të fillojë të largohet nga institucioni". Ose siç e thotë për modelet e kompanisë një person tjetër që e njeh mirë Goldmanm: "Në një mjedis si ky, modeli nuk do të thotë asgjë". Ka dëshmi se ndërsa çmimi i aksioneve binte vertikalisht në vjeshtën e 2008, kati i 30-të i 85 Broad Street nuk qe dhe aq parajsa e qetësisë që kërkon të na sugjerojë tani Goldman. Më 14 shtator, fundjavën që Lehman falimentoi, John Mack i Morgan Stanley dhe John Thain, në atë kohë C.E.O. i Merrill Lynch, po e nxisnin Securities and Exchange Commission që të ndalonte shitjen me qëllim blerjen e mëpasme, në të cilën investitorët rriskonin se një aksion do të binte. Blankfein ishte kundër. Në fund të fundit, Goldman Sachs beson tek tregu, në të cilin aksionet duhet të bien, si dhe të ngrihen. Por atë javë, teksa kriza ashpërsohej, Blankfein ndryshoi mendje. Kur Mack dhe Blankfein folën të martën, Blankfein tha: "Keni të drejtë. Ne duhet të bëjmë diçka lidhur me këtë". Më pas ai i tha Presidentit të S.E.C.-it Christopher Cox, agjencia e të cilit mund të përdorë pushtete emergjence për të ndaluar një aktivitet të paligjshëm, se ai ishte për ndalimin. "Unë jam për tregun", tha Blankfein, i cili sot e përshkruan situatën si "delikate". "Por kur ndjehej sikur qe bërë abuzive, kur qe para e lirë për ndërmjetësit që po shisnin me qëllim që të blinin pasi të binin çmimet që po grumbullohej, kur ndjehej shumë pak si treg dhe shumë më tepër se po manipulohej, atëherë unë 'I crossed over'".

"Ajo qe tërësisht një problem se ku qëndronit", thotë një person familjar me ngjarjet. "Nëqoftëse mendonit se ishte tek dera juaj, atëhere ishit për ndalimin. Nëqoftëse jo, atëhere kishit një qëndrim parimor. Ajo qe një masë e drejtpërdrejtë e faktit se sa në panik qe C.E.O-ja në atë moment rreth humbjes së kompanisë së tij". Pavarësisht të folurës së ashpër të Goldman, kur tregu bënte një gjykim lidhur me vetë atë, kompania shkelte syrin. (Ka mundësi që ata që shisnin tani me synimin që të blinin më vonë në mënyrë të paligjshme po e manipulonin tregun, megjithëse asnjë dëshmi e kësaj nuk ka dalë). "Do ta pranoj fajin dhe do të kërkoja mëshirë nëqoftëse shpëtoni nga të gjithë akuzat e tjera", thotë Blankfein. Ndalimi i kërkuar, që hyri në fuqi më 19 shtator 2008, qe një shenjë se qeveria po bënte atë që duhej të bënte për të mbrojtur kompanitë e shërbimeve financiare të vendit. Por as kjo nuk qe e mjaftueshme për të mposhtur frikën dhe pas një ngjitjeje të shpejtë aksionet e Goldman filluan të bien sërish. Atë të shtunë, Tim O'Neill, një mik i besuar i vjetër i Blankfein që kish mbajtur poste të ndryshme në kompani, i telefonoi David Heller, një bashkëdrejtuesi të degës së aksioneve globale, dhe i tha: "Mendoj se ndërtuam një shtëpi, e cila nuk mund t'i qëndrojë një uragani të kategorisë së 5-të. Ky duket si një uragan i kategorisë së 5-të". Por furtuna realisht nuk goditi asnjë, sepse atë natë të së dielës, Goldman dhe Morgan Stanley nënshkruan komunikata për shtyp: Me bekimin e Federal Reserve, ato po e transformojnë veten në kompani bankare. Për shkak se banka të tilla janë të rregullueshme nga FED-it, kemi një leje qeveritare që vjen me emërimin dhe fakti që Morgan dhe Goldman u falën aq shpejt (ndërsa Lehman jo) - brenda një fundjave - qe një shenjë e qartë për tregun se Shtetet e Bashkuara nuk do t'i linin të falimentonin. Dhe më vonë, në muajin tetor, pas investimit të Buffett, Goldman mori 10 miliardë dollarë më shumë si pjesë e programit TARP. Në mes të muajit, Federal Deposit Insurance Corporation filloi një program sipas të cilit bankat mund të të nënshkruajnë borxh të garantuar nga qeveria federale. Eventualisht Goldman nënshkroi 28 miliardë dollarë borxh të tillë, afër limitit prej 35 miliardësh që kish caktuar F.D.I.C.-ja. Ndërsa Goldman e pranonte në regjistrimet publike të saj, kompania qe e "paaftë që të nxirrte sasira të konsiderueshme borxhesh afatgjata të pasigurta në tregjet publike, përveç atyre si rezultat i nënshkrimit të aksioneve të garantuar nga FDIC-ja". Ndoshta është e vërtetë që Goldman nuk pati nevojë për ndihmën e qeverisë, por gjithsesi kompania përfitoi plotësisht nga ndihma e ofruar. Ajo çka duket e humbur tek drejtuesit e Goldman është se rënia në pikëpyetje e nevojës së kësaj ndihme nga ruajtja e avantazhit të sotëm ka gjithashtu shijen se ju po përpiqeni të keni ëmbëlsirën tuaj dhe ta hani atë. Dhe kur ata pretendojnë se do t'i kishin bërë gjërat ndryshe sikur ta kishin parashikuar kriticizmin rezultues, do të ishte tunduese që të shijonin ilaçin e tyre: Goldman Sachs, ti je një investitor i zgjuar dhe i sofistikuar, ti e bëre shkëmbimin? Tani jeto me të. Në valën e krizës, një drejtues i Goldman mori vendimin për të mos e bërë më një gjë të tillë. Në shkurt të 2009, Goldman shpalli largimin e habitshëm të Jon Winkelried. Për shkak se ai kish nxjerrë për shitje shtëpinë e tij në Nantucket për 55 milionë dollarë dhe ishte lejuar të transformonte në kesh një pjesë të interesave të tij në shumë fonde të drejtuara nga Goldman Sachs për 19.7 milionë dollarë, pati një spekulim shumë të përhapur se ai ishte kapur në vështirësi keshi. Shpjegimi i dhënë nga njerëz të afërt me Winkelried është deridiku më tregues. Në të vërtetë, ai i kish mbajtur pothuajse të gjitha paratë që kish bërë gjatë karrierës 27-vjeçare tek Goldman në aksionet e kompanisë apo në fondet private-equity të saj. Ndërsa kriza intensifikohej, ai donte që të nxirrte kesh, në rast, "Zoti na ruajt, i ndodh ndonjë gjë Goldman", siç ju rrëfye një miku të vet. Për shkak se termat e investimit të Buffett e ndalonin Cohn, Winkelried, Viniar dhe Blankfein nga shitja e 90 përqind të aseteve të tyre deri 3 vjet pas marrëveshjes, Goldman - praktikisht, në shkëmbim për ndihmën e Winkelried në shpëtimin e kompanisë nëpërmjet pranimit të termave të forta të Buffett - i lejoi atij që të transformonte në kesh një pjesë të fondeve me një vlerë më të ulët nga vlera e tyre në atë kohë.

Duke ndihmuar A.I.G.-në apo Goldman?

Brenda Goldman ekziston një ndjenjë e theksuar krenarie për mënyrën sesi kompania ia hodhi krizës dhe admirim i madh për Blankfein. "Ai qe njeriu i duhur në kohën e duhur", thotë O'Neill. Edhe disa klientë kanë një vlerësim të ri për Goldman: "Kur punët po shkonin për dreq, Goldman veproi në mënyrë shumë të përgjegjshme", thotë një klient, me të cilën nënkupton se nuk u përpoq të gjuajë në dobësinë e kompanive të tjera. Një klient tjetër nënvizon se ndërsa kompanitë e tjera pushuan së përgjigjuri telefonave në kulmin e krizës, Goldman u ndesh me problemet e veta dhe u përpoq që t'i ndihmojë klientët që të ndesheshin me të tyret. Ka mundësi që ajo çka shumë e shikojnë si histori revizioniste të Goldman nuk do të shkaktonte shumë zemërim sikur të mos ishte për ndihmën e taksapaguesve të dhënë për gjigantin e sigurimeve American International Group, të cilën shumë e shikojnë thjesht si një "ndihmë indirekte" të kreditorëve të A.I.G.-së, përfshi Goldman Sachs, siç e thotë në një letër të kohëve të fundit për New York Federal Reserve kongresmeni Darrell Issa, anëtari i pakicës i Komitetit për Mbikëqyrjen dhe Reformën Qeveritare. Por problemi shkon përtej parave që ndryshuan duar. Faktet e pastra janë këto: Goldman bleu atë që praktikisht qe sigurim nga A.I.G.-ja (në formën e credit-default swaps) me një vlerë prej rreth 20 miliardë dollarësh në C.D.O.'s të përbëra prej aksionesh në kredi shtëpishë. Marrëveshja ishte ndërtuar në mënyrë të tillë që A.I.G.-ja duhet ta kthente paranë kesh në kohë reale ndërsa vlera e aksioneve binte. Në verën e 2007, A.I.G.-ja dhe Goldman kishin luftuar fuqishëm rreth faktit sesa kesh i detyrohej A.I.G.-ja. Për shkak se ekzistonte një diferencë midis asaj që A.I.G.-ja kishte paguar dhe asaj që Goldman mendonte se i detyrohej, Goldman bleu sigurime shtesë nga banka të tjera të Wall Street, të cilat do të shpërblenin në rastin që A.I.G.-ja dështonte në pagimin e detyrimeve të saj. Viniar tregon një copë letër, të cilën e quan "Bibla" e tij. Ajo tregon se si dukej gjithçka natën e së hënës përpara se qeveria federale të futej për ta marrë përsipër A.I.G.-në. Në këtë pikë, aksionet subprime kishin rënë në vlerë me 9.4 miliardë dollarë. Goldman kish grumbulluar 7.5 miliardë në kesh nga A.I.G.-ja dhe kishte 2.9 miliardë dollarë të tjerë nga banka të tjera të Wall Street. Përderisa Goldman kishte ekspozim të vogël shtesë ndaj A.I.G.-së, efekti neto i kësaj qe se Goldman ishte "në rregull". Viniar u përqesh shumë pse u tregoi analistëve më 16 shtator 2006 se ekspozimi i Goldman ndaj A.I.G.-së ishte "i papërfillshëm", por sipas këtij përkufizimi të ngushtë, është e vërtetë. Ndërsa mund të argumentoni se çfarë do të kish ndodhur sikur 10 miliardë dollarët e mbetura të Goldman në aksione të A.I.G.-së do të kishin rënë në vlerë pas një falimentimi të kësaj të fundit, problemi ka mundësi që do kish qenë i debatueshëm, për shkak se mund të kish patur aspak një sistem financiar. Pas ndihmës qeveritare të A.I.G.-së, me qëllim që t'u jepte fund kolateraleve ndaj gjigantit të sigurimeve, New York Federal Reserve - president i së cilës në atë kohë qe një ish-president i Goldman, Steve Friedman - vendosi që të blejë një sasi të madhe aksionesh që A.I.G.-ja kish siguruar, përfshi 14 miliardë dollarët prej atyre që Goldman kish blerë sigurim. Qeveria - nënkupto taksapaguesit - veproi kështu me çmim të plotë, megjithëse sipas një raportimi të kohëve të fundit të Bloomberg, kish pasur negociata me A.I.G.-në për ta bërë këtë gjë me 40 përqind skonto. Goldman thotë se New York FED e përmendi çështjen e skontos vetëm një herë. Përgjigjja e kompanisë: një jo e prerë. Ndërsa askush nuk do ta mësojë ndonjëherë se çfarë do të kish ndodhur sikur A.I.G.-ja të kish falimentuar, thelbi i asaj që ndodhi është jashtëzakonisht i qartë. Sipas një raporti nga ana e Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm Special, vendimi për të paguar çmim të plotë "praktikisht transferoi dhjetëra miliard dollarë kesh nga qeveria tek palët e A.I.G.-së". Ose e thënë ndryshe: për shkak se Goldman ndjente që miliardat i detyroheshin nga A.I.G.-ja, kompania i mori këto para nga takspaguesit. Problemi më interesant mund të jetë roli që luajti Goldman në pothuajse shkatërrimin e A.I.G.-së. Goldman thotë se qe më së shumti një ndërmjetës midis A.I.G.-së dhe klientëve që nuk do t'ua përmendë emrin. Kështu, pas ndërhyrjes qeveritare dhe vendimit të FED-it për të paguar çmim të plotë, kur mori 8 miliardë dollarë nga A.I.G.-ja, Goldman e përdori këtë para, plus miliardat në kolateral që mbante tashmë, për të blerë bonot e siguruara të A.I.G.-së nga poseduesit e tyre dhe t'ja jepte ato po A.I.G., që kish dashur t'i merrte ato në shkëmbim për të hequr sigurimin.

Por të jashtmit thonë se marrëveshjet e Goldman me A.I.G. duken më të komplikuara se kaq. Një shkresë e shkruar nga Joseph Cassano, ish-kreu i degës së produkteve financiare të A.I.G., tregon se disa prej aksioneve që Goldman siguronte me A.I.G.-në u krijuan nga askush tjetër përveç vetë Goldman. Janet Tavakoli, një eksperte e financës së strukturuar që drejton kompaninë e saj të konsultimit në Chicago dhe që shkroi një libër lidhur me C.D.O.-të në vitin 2003, nënvizon se marrëveshjet e Goldman's figurojnë në mënyrë të dukshme në listën e C.D.O.-ve, ndaj të cilëve kompanitë e tjera blinin sigurim. Kjo është arseja, shpjegon ajo, se pse "Goldman qe përgjegjës për rrezik të madh dhe tani po përpiqen të pretendojnë se nuk qenë të tillë". Më së fundi, më 17 nëntor, ndërsa kritikat rriteshin, Blankfein nënshkroi një apologji publike: "Ne morëm pjesë në gjëra që dukshëm qenë gabim dhe kemi arsye të ndjehemi keq".

Wall Street përballë Main Street

Në një e-mail që është shpërndarë nëpër Wall Street menjëherë pasi Goldman shpalli fitimet e tremujorit të tretë vërehet: "17 miliardë dollarë kundrejt 11 miliardëve gjatë të njëjtës periudhë të vitit 2008 - Jo keq për një entitet të sponsorizuar nga qeveria!". E-maili konkludonte: "Armagedoni ekonomik global dhe dështimi pothuajse iminent i kompanisë dukshëm qe gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë [Goldman]!". Deklaratat për shtyp të Goldman rreth fitimeve spektakulare të tij kurrë nuk përmendin asnjë lloj asistence qeveritare. Në qershor, kompania pagoi 10 miliardë dollarët në fonde TARP që kishte marrë. Taksapaguesit morën një 23 përqindësh kthim. Kurse përsa i përket 21.6 miliardëve në fonde të garantuara nga F.D.I.C-ja që Goldman akoma i ka detyrim, një raport i fundit i Kongresit vlerëson se do t'i kursejë Goldman 2.4 miliardë gjatë jetëgjatësisë së borxhit. Por Cohn argumenton se aktualisht po i kushton firmës, në pagesa për F.D.I.C-në dhe interesa, për shkak të likuiditetit të tepruar. (Kur ia përsërita këtë një tjetër njeriu që punon në Wall Street, ai mbylli sytë dhe më tha: "Të lutem, më thuaj që Gary nuk ta tha këtë"). Gjithashtu, Cohn thotë se nënshkrimi i borxhit të F.D.I.C-së qe "gabimi i vetëm më i madh që bëmë". Për të qenë të ndershëm, një prej arsyeve që Goldman po bën kaq shumë para është se, ndërsa konkurrentët e mbetur përpëliten në bunkerët e tyre, Goldman iu kthye punës. "Ekipi i Goldman Sachs meriton lavdërime të mëdha që kaloi nëpër gjithë ato që kaloi dhe sërish u ringrit përsëri dhe bëri para", thotë një vëzhgues. Por për shkak se shumë prej konkurrentëve të Goldman janë larguar apo paaftësuar, shpërndarjet - diferenca midis çmimit në të cilin shisni dhe bleni një larmi aksionesh - qenë më të mëdha nga sa kishin qenë në vite, duke nënkuptuar se Goldman praktikisht mund të priste para. Duke vepruar në momentin që veproi, me Lehman jashtë dhe Merrill Lynch në gjunjë, qeveria e mundësoi këtë situatë. "Qeveria amerikane në mënyrë të gabuar krijoi një oligopol në shumicën e tregjeve dhe, për Goldman, një pothuajse monopol në disa", thotë Scaramucci. "Ata lidhën Rockefeller dhe Gates, por në mënyrë të gabuar ndërsyen Goldman!". Arsyeja tjetër për fitimet e Goldman është se qeveria e ka përmbytur sistemin me para, jo vetëm paratë që përdori për të ndihmuar sistemin financiar, por qindra miliard më shumë në stimulues, në mbështetje të tregut të shtëpive dhe në blerjet e titujve të Federal Reserve. Analistja Meredith Whitney e quan "manipulimin qeveritar" si "temën më të fortë dhe më të rëndësishme në tregjet e kapitaleve në vitin 2009". Nuk mund të fajësohet Goldman pse përfiton nga kjo, por është gjithashtu e vërtetë, siç thotë Larry Summers, Drejtori i National Economic Council, se "nuk ka asnjë institucion financiar sot që të mos jetë përfitues i drejtpërdrejtë dhe jo i mbështetjes së trilionave të dollarëve të taksapaguesve për sistemin financiar".

Së fundi, pyetja e madhe është kjo: A nënkuptojnë fitimet e Goldman se po vijnë kohërat e mira për pjesën tjetër të vendit? Jeff Verschleiser, një partner i Goldman që ju bashkua kompanisë nga Bear Stearns, thotë se ndërsa Main Street mund të ndodhet prapa Wall Street, në fund rezultatet do të "sinkronizohen". Dhe Blankfein nuk ka kurrfarë dyshimi. "Unë jam i ngarkuar me menaxhimin dhe ruajtjen e kompanisë për të mirën e aksionerëve dhe ndërsa nuk dua të tingëllojë pompoz, një gjë e tillë është gjithashtu për të mirën e Amerikës", thotë ai. "Unë jam i ndershëm rreth kësaj. Mendoj se një Goldman Sachs i fuqishëm është mirë për vendin". Kur Goldman pagoi 10 miliardët në fondet TARP, Blankfein u shkroi një letër shumë mirënjohëse kongresmenëve Barney Frank e Spencer Bachus. "Rikthimi ynë i investimit të qeverisë, në asnjë mënyrë, nuk i jep fund detyrimeve tona ndaj interesit publik", shkroi ai. Problemi është se ka pak shenja konkrete se Goldman po vepron në përputhje me këtë letër patriotike. Një vend për të shikuar është debati në Washington, D.C. lidhur me legjislacionin e derivateve. Ashtu siç është aktualisht, miliardat e dollarëve në fitim në biznesin e derivateve thelbësisht kontrollohen nga tregtuesit më të mëdhenj, përfshi J. P. Morgan dhe Goldman. Kritikët thonë se këto fitime janë të mbrojtura nga mefshtësia e tregut, për shkak se askush nuk mund ta shikojë përcaktimin e çmimit. Kjo është njëlloj sikur burimi i vetëm për çmimin e aksioneve të IBM-së të ishte cilado shifër që ju thoshte tregtuesi. Sot çdo njeri, ama çdo njeri, mbështet më shumë transparencë në emër të parandalimit të hijes më të vogël të rrezikut që pothuajse e shkatërroi sistemin financiar. Siç thotë Blankfein, transparenca është "gjithçka". Por djalli është tek detajet. Në atë që një person e përshkruan si një "luftim trup me trup" në rrugicat e errëta të D.C., Goldman dhe shitës të tjerë të mëdhenj po kërkojnë të çliroheshin ndaj disa prej kërkesave të reja të propozuara që do të ndihmonin të hidhej një dritë e madhe në tregtimin e derivateve - duke shpresuar kështu që të mbahej tregu nën mjegull. "Çdo herë që shkojmë në një zyrë të ndonjë kongresmeni, ata e kanë tashmë një raport të detajuar të Goldman Sachs lidhur me këtë, mrekullohet një person tjetër që është aktiv në Washington. Tregtuesit, përfshi Goldman, argumentojnë se ata po përpiqen të ruajnë fitimet e klientëve, jo të tyrin.

Në analizë të fundit, drejtuesit e Goldman duket se po luajnë bixhoz që mënyra aktuale, në të cilën pjesa tjetër e jona po rimendojnë sistemin që na çoi mu në prag dhe ndoshta në thellësitë e një honi të madh të zi, do të shpërthejë dhe ndoshta mund të kenë të drejtë. Ndërkaq, për të vjedhur një rresht nga bosi i Blankfein (Luka 12:48): Atyre që u është dhënë shumë, shumë do t'u kërkohet.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi