Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:20 pm

Platoni (472 - 347)

Lindi në Athinë në vitin 427 p.e.s. në një familje të njohur aristokrate që i mundësonte një angazhim politik. Por Platoni në vitin 408 , takoi Sokratin dhe nga kjo kohë ai ngrë dorë nga politika duke u dhënë pas filozofisë. Ai nga mësuesi i tij nuk mësoi një doktrinë të caktuar po një formë të lëvizurit para drejtë urtësisë dhe të vërtetës nëpërmjet parashtrimit të pyetjeve dhe përgjigjeve. Vdekja e Sokratit duket e tronditi Platonin që shkruajti : si mundet , që në qytet, i drejti të dënohet me vdekje e pra drejtësia e vërtetë dhe autentike të nëpërkëmbet? Nga që, si nxënës i Sokratit mund të rrezikonte, ai u largua në Megarë, mëtej në Egjipt dhe Sicili ku edhe shpresoi të kryej disa ndryshime politike në qytetin e Sirakuzës. Këtu punët vajtën keq; sunduesi tiranik Denisi e shiti si sklav. Blerësit e liruan dhe ai këthehet në Athinë ku themeloi shkollën e parë filozofike të organizuar si univerzitet : me bibliotekë sallë, dhe banesa për studentë. Njëherit do të theksoj se kjo shkollë funkcionoi gjer në qindvjeçarin e gjashtë të epokës sonë.

Platoni gjatë jetës së vet qe shum i lidhur pas reformave, kjo e shtyri të udhëtoj përsëri për në Sirakuzë kur në pushtet ishte tanimë Denisi i Riu por rishtazi punët nuk i shkuan si deshi dhe vetëm pas intervenimit të Arkitasit nga Tarenti u lirua nga skllavërimi.
Vdiq në Athinë në vitin 347 p.e.s.

Platoni ishte në fillim mik dhe nxënës i Kratilit e ky pat mar mësimet e veta nga Herakliti me opinionet e të cilit u pajis gjatë kësaj kohe dhe u mbeti besnik kësaj doktrine. Megjithate rolin vendimtar në formimin e Platonit e luajti takimi me Sokratin dhe i mahnitur nga ky, vendosi që ti jepet filozofisë kështuqë ndoqi mësimet e mësuesit të vet për 8 vjet rresht.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:20 pm

Veprimtaria e Platonit ndahet kryesisht në tri etapa kohore të krijimtarisë që do të thotë :
· Dialogjet e moshës së re (fillestare) që përfshijnë periudhën e hershme pas vdekjes së Sokratit si që janë : Hipiasi, Lasheu, Lizisi, Sharmidhi, Protagora dhe Gorgiasi;
· Dialogjet e moshës së pjekur : Fedoni, Banketi, Fedri, dhe Time ;
· Dialogjet e pleqërisë : Parmenidhi, Teeteti, Sofistët, Politika ; Filebi, Kritiasi dhe Ligjet.

Vepra e Platonit është ruajtur e plotë : Bëhet fjalë për njëzet e tetë « Dialogjet » si dhe trembëdhjetë « Letra » nga të cilat vetëm tri janë vërtetuar të jenë të shkruara nga dora e Platonit (VI, VII dhe VIII). « Dalogjet » përfshijnë një rreth të gjërë temash si : virtyti, guximi, detyra, dashuria, bukuria, drejtësia, shkenca, gojëtaria, urësia , njeriu, legjislatura…

Duhet përmendur se idetë e Platonit është shum rëndë ti ndajmë nga ato të mësuesi të tij Sokratit i cili, themi pas asnjë hamendje, luan rolin e zëdhërësit kështuqë nuk arijmë dot të përkufizojmë me saktësi c’është e mësuesit e ç’është e nxënësit… Filologët kanë arijtur të vënë një përkufizim por kjo akoma është çështje mjaftë delikate. Unë nuk do të ndalem në këtë lëmi filologjike që përbën njëherit një temë të posaçme studimi.

Për ta kuptuar Platonin, duhet më parë të kemi të qartë se mendimet e tij nuk janë asesi një doktrinë e ngritur në një far lloj sistemi të posaçëm filozofik. Lëmia e tij është ecja para e mendimit, lëvizja e të menduarit dhe mosizolimi në njëkahshmëri i asaj që shprehë. Tek Platoni ecja e mendimit përpara bëhet në bashkësi, miq dhe kundërshtarë dhe këtë ai e quan dialektikë (« Banketi » ; « Gorgias »).

Gjatë kohës Platoni u muer edhe me çështjen e shpirtit, kështu në nxjer pohimin se çdo dhimbje a hirësi, pikënisjen e ka nga shpirti i njeriu, prandaj është e rëndësishme që çdokush të kujdesohet për shpirtin e vet. Sidomos është i rëndësishëm kujdesi për të kur e dijmë se ai është i pavdekshëm… Me këtë pohim të pavdekshmërisë së shpirtit, Platoni pra rrahu edhe lëminë e religjionit.
Një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e Platonit zë edhe kritika e reptë kundrejtë sofistëve. Ne « Sofistët » ai i quen ata « atletë të fjalës » dhe « … magjistar që ka rezervuar për vehte pjesën verbale të iluzionismit… ». Shihet faktikisht se Platoni kërkon nga edukuesit përgjegjësi thelle morale pasiqë nga ai varret fati i shpirtit të nxënësit…

Në vitin 385, Platoni themeloi Akademinë që e vendosi në një vend të rrethuar me kopsht e që gjëndej pranë qytetit. Disa e konsiderojnë si Universitet të parë në historinë e njerëzimit, por duhet të themi se kjo nuk i ngjante univerziteteve të mesjetës aq më tepër kur dihet se ishte i ngritur në formë të « tiasës », që do të thot, një bashkësi fetare e konsakruar Muzave . Kjo Akademi edhe pse pat jetë mjaftë të gjatë (u mbyll pas nëntë shekujsh, në vitin 592) dhe solli mjaft njerëzimit, nuk ariti të qëndroj sikur që nuk qëndroi as Platoni përkundrejt bindjeve të ngritura dhe të mbjellura nga dijetarët që jetuan pak kohë para tij si psh. Lao-Tseu (fund i shek VI – fillim i shek. V), Konfucius (Kung Fu Tsu; reth 551-497 p.e.r.) dhe Buda (550-480 p.er.).

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:21 pm

Al-Farabi (259-339 H/872 – 950)

Abu Nasr Muhammad b. Tarkhan b. Auzalag al-Farabi i njohur në Perëndim me emrat Avenasar dhe Al Farabius, turk që shkroi në gjuhën arabe dhe i konsideruar si Mësues dytë, (Magister secundus) pra menjëherë pas Aristotelit.

Jetëshkrimi

Lindi në fshatin Ouasixh në afërsi të Farabit në Kazakistanin e sotshëm. Që i vogël e shoqëroi babain në Bagdad i cili punonte si funkcioner i larte ushtarak. Këtu studjoi logjikën,, gramatikën, filozofinë, matematikën dhe muzikën pranë dijetarëve të feve të ndryshme(mësuesi i tij i logjikës, filozofi Abu Bishr ishte i krishterë). Gjatë një qëndrimi në Egjipt, muer mësimet e shkollës filozofike të Aleksandrisë (Al Iskenderia) dhe në të këthyer u vendos në Oborrin e sovranit Sejf ad-Daula në Damas (Sham). Veprat më të rëndësishme të Farabit, gjithësesi janë komentet e shumta mbi tekstet e Aristotelin e Platonit si dhe një enciklopedi, Traktati mbi muzikën, Traktat mbi shkencat, Arritja e lumturisë dhe shum traktate të tjera mbi lëmi të ndryshme(edukatë, politikë, fé).

Vdiq më 950 (339) në Damas.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:21 pm

Krijimtaria

Preokumi i kryesor i Al Farabit është gjithësia, njeriu dhe jeta shoqërore. Studjoi me kujdesin më të madh filozofinë e lashtë e posaçërisht Platonin dhe Aristitelin. Kështu vepra e tij është e inspiriuar nga burimet e Kur’anit dhe filozofëve të përmendur grekë. Është mendimtari që shenoi lëvizje të rëndësishme në filozofinë islame duke themeluar kështu gnoseologjinë që mbështetet kryesisht në konceptin e njohjes,të burimeve dhe formave. Besimtar i devotshëm, jep mund të madh në në ruajtjen e unitetit islamik i cili në këtë kohë, përçahej në shtete dhe sekte të ndryshme. Për të, dituria dhe njohuritë më të rendësishme janë njohja e Zotit e me ndihmën e tij dhe të kësaj njohurie, arrihet qëllimi jetësor. Në thelb, Al Farabi mendon se edukata e njeriut duhet të shkoj në drejtim të harmonisë së së koncepteve të dalluara që kanë për synim kryesor perfekcinomin vetanak se ai është i krijuar për të qenë i tilë, dhe kështu arrin lumturinë hyjnore që është qëllim madhor. Njeriu i perkryer, është ai që arrin moral të përkryer, dituri dhe që këta teori i praktikon vet në të gjitha poret e jetës. Vetëm kështu ai i hapën dyerët për pushtet për udhëheqje të bashkësisë. Kësaj të fundit i jep rëndësi të jashtëzakonshme dhe thot se edukata e përsosur dhe bashkimi i saj me praktikën arrihet vetëm në gji të shoqërisë, jashtë saj njeriu do të jetë vetëm një egërsirë. Duke vazdhuar në këtë drejtim edukativ, Al Farabi edukon edhe kreun politik duke krijuar në mënyrë, konceptin hierarkisë dhe shtetit të përkryer. Pikërisht këtu ai thot se « besimtarët » do ta kenë vendin e tyre që ju takon (dhe meriton) në qytet. Kjo është kurora e sistemit të tij të « qytetit cilësor » që dallon diametralisht nga qytetet (kombet) « mëkatare » dhe të « gabuara », ata të tiranisë (tagalub) dhe të demokracisë (xhama’ijja).

Mbi edukimin

Kur flet mbi edukimin, Al Farabi përdorë një numër të madh termesh për të spjeguar këtë koncept. Ammar al-Talbi, i rradhitë në studim të vetin (shih fusnotën), duke dhënë spjegime për çdo term veçmas : Diciplina (tadib), mirësjellja (tekvim), formimi (tahdib), orientimi (tasdid) arsimi (ta’lim), ushtrimi/mësimi i zejes (irtijad) dhe edukata (terbije).

Al Frabi është i mendimit se edukimi – mësimi, është veti e lindur e njeriut. E quan « natyrë » që do të thot mundësi me të cilën njeriu është i pajisur me ardhjen në botë. Çdo i aftë psiqik pra, posedon aftësinë të kuptojë, të mësoj, të edukohet…

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:21 pm

Al Gazali (450- 505H / 1058-1111)

Al Gazali është një ndër filozofët dhe edukatorët më të mëdhenj në historinë islame të mesjetës. Gjatë jetës së tij, u bë i njohur si adhurues i etshëm i diturisë, mësues i palodhshëm, mendimtar që përhapi dijen në të gjitha anët e botës dhe që akoma sot , nuk i është shterur aspak ndriçimi i mendimeve dhe edukatës. "Gjer në kohërat më të freskëta, mendimi islamik i shtruar nga al-Ghazali përbënte rymën domainante në teorinë dhe praktikën islame (posaçërisht sunite). Ky gjigant i mendimit, me njohuri enciklopedike, ka ndikuar mbi mendimin islam dhe definimin e praktikës së tij përgjatë rreth nëntë shekujve. Ai paraqiste "islamin paqësor", thot Mohamed Nabil Nofal në studimin e tij "La pensée educative d'Al-Ghazali".

Për shum studjues dhe njohës të filozofisë arabo-islame, Al Gazali është ylli më i shëndritshëm i botës myslimane. Ai posedon një thellësi të pashoqe të mendimit dhe prandaj u quajt "Argumenti i islamit" (Hudzhat al-Islam). Ai në të vërtetë është referenca e parë e filozofisë dhe mendimit teist në botën arabe e më gjërë.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:21 pm

Jeta

Al-Gazali lindi më vitin 450 sipas Hixhrit (1058) në Tus – Korosan ose në ndonjë fshat në afërsi, në një familje perse e me gjendje mesatare ekonomike por të njohur si të ditur dhe të drejtuar nga dituria. Babai i vdiq në moshën e hershme. Para vdekjes pat ngarkuar me prosi (amanet) miqët e vet që të kujdesoheshin për shkollimin e dy djemve që linte pas. Kështu Gazaliu, fillon mësimet rreth moshës shtatvjeçare në medresë. Aty së pari merr njohuri të gjuhëve arabe dhe perse e më vonë, në ciklin më lartë të medresës, mëson parimet e fesë, fikhun, tafsirin, hadithin dhe tekstin kuranor.

Pas medreses, në moshën pesembëdhjetëvjeçare, u largua për në Zhurzhan, një qendër e njohur e kohës, ku filloi studimin e fikhut pranë imamit Al Ismail: pas një vit u rikëthye në Tus ku qëndroi tre vite dhe mandej shkoi në Naisabur për të vazhduar studimet në Fikh, Kalam, dhe logjikë ku mori edhe njohuri nga filozofia pranë imamit Al Zhuvain. Këtu filloi edhe publikimet e para të veprave të tij.

Në moshën njëzet e tetë vjeçe posa përfundonte mësimet, vdiq mësuesi i tij i madh Al Zhuvaini dhe nga kjo kohë, Al Gazali fillon me aktivitet politik së pari te Nazim al Mulku si zhyrist e mandej emërtohet profesor në medresen Nizamijje në Bagdad. Gjatë kësajë kohe, studjon filozofinë greke e posaçërisht Platonin, Aristotelin dhe Plotinin, kurse nga filozofia islame studjon Ibn Sinën dhe Al Farabin të cilën ishin larguar nga disa principe themelore islame. Megjithate, qëllimi kryesor i tij ishte trajtimi i drejtë i fesë dhe filozofisë e kërkonte pajtueshmërinë në mes tyre. "Filozofia është e vërtetë vetëm atherë kur të jetë konforme me fenë dhe është gabueshme kur bie në kundërshtim me principet e saj". Në këtë drejtim shkroi veprën "Makasid al-falasifa" (Qëllimet e filozofëve): Pas kësaj, shkruajti veprën e famshme "Tahafut al falasifa"(Mungesa (Hallakatja) e filozofëve). Këtu ngrë dhe spjegon kundërshtimin e tij ndaj filozofisë në njëzet pika në të cilat vë në pah njeriun, botën, për të cilën thot se është krijim i freskët (i ri), shpirtin dhe trupin që bashkohen në jetën e ardhshme dhe Zoti ka dituri mbi çdo gjë në veçanti dhe në aspektin e përgjithshëm.
Më vitin 488 (1095) Gazali duket se kalon disa muaj lodhjeje sa shpirtërore aq fizike: E humb aftesinë e të folurit e me këtë edhe aftësinë e punës në arsim. Egziston një bindje se ai në fund arrijti të vërtetën mbi besimin dhe Zotin, dhe në këtë moment ju dha drita në zemër dhe u shërua. Tani duket se kërkonte të largohet nga Bagdadi pasiqë thoshte të nisej për ne Mekë, e mandej shkoi në Damas.

Duket se kësaj i parapriu një influencë e sufizmës pasiqë jetonte në një rreth të tillë, mësuesit e tij ishin të afërtë me këtë rymë, vëllau i tij gjithashtu, ministri Nizam al-Mulk ku u angazhua në fillim si i ri dhe së fundmi edhe vet studjoi mjaftë në këtë fushë. Në këtë kohë endjeje në mes të Damaskut (Sham), Jerusalemit dhe Mekës, filloi të shkruaj veprën më të rëndësishme të jetës me titullin "Ihla' Ulum al Din" . Këthehet përsëri në Bagdad dhe rifillon punën e arsimuesin në medresen Nizamijja. Më vonë, largohet prap, tash për në vendlindje ku shkruan veprën "Minhaxh al Abidin"( Rruga e përkushtimit (e besimit), për të cilën shum studjues thone se është një përshkrim i jetës së tij. Kjo njëherit është edhe vepra e fundit e shkruar nga ai. Vdes më 505 (1111) në Tus.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:21 pm

Filozofia e Gazaliut

Në pjesën më të madhe lidhet rreth konceptit të Zotit dhe raportet me njeriun dhe botët dhe shkon më larg nga teoritë e gjerathershme që lidheshin kryesisht me fikhum dhe besimin. Ai definon, me një ide të re atributet e Zotit dhe me ndërmarrjen, me akcionin e tij. Flet sikur të gjithë dijetarët islamë për unicitein e Zotit dhe për gjithëmonshmërinë e tij, për prezencën e tij të pandërprë në çdo porë të gjithësisë; zot që dësjon, shef, rregullon, dhe mban tërë botërat në hapësirën e pafund.
Gazaliu flet dhe ndanë dy botërat me qartësi të plotë islame: botën e përkohshme dhe botën e amshueshme, të pambarim. E para është egzistencë materiale (ka akoma sot dijetarë të tillë që nuk dijnë apo nuk duan të dijnë se feja nuk flet për botën si diçka jo material; pa njohur dhe lexuar teologët dhe filozofët islam, dihet që nga fillimi se zoti "krijoi, krijon dhe do të krijoj" e pra që nga këtu duket qartë materja, pra bota dhe gjithë ajo që vjen nga Zoti është materje) dhe e përkohshme; e nënshtruar deshirës së Zotit, qoftë kur flasim për të kaluarën qoftë për të tanishmen , qoftë për të ardhmen: çdo gjë është e rregulluar nga Zoti.

Në këte botë të kalueshme, jeton njeriu i krijuar nga trupi jetëshkurtër dhe nga shpirti i pavdekshëm. Njeriu nuk është nga lindja as i mirë e as i keq (në kohët moderne është folur shum dekada për "tabula rasa"), megjithëse mendohet të jetë me anim të lehtë nag e mira. Ai, në rrethanat që kkrijon dhe që jeton ka zgjidhje të vetën nga do të lëviz. Në fund, ai është më tepër i bëre për një jetë tjetër, pas së cilës duhet të aspiroj me ngulm.

Për sistemin shoqëror në përgjithësi gazaliu ka mendim negatif dhe thot se ato jane dhe shkojnë në përskeqje dhe se individi në të është në disfavor përkundër grupit. Një shoqëri duhet të drejtohet nga Zoti dhe të mundësoj të gjithëve te adhurojnë dhe kështu të arrijnë lumturinë e kërkuar.

Kur flet për dijen, ai e ndanë në dy vija të qarta, njëra njerërzore, që mundëson njohjen dhe zbulimin material të botës ku jeton e tjetra hyjnore, që mundëson njohjen e jetës së amshueshme dhe të pambarim. Të dyja këta njohuri nuk kanë një burim të përbashkët pasiqë dituria dhe njohja shpirtërore kërkojnë një pastërti dhe edukatë të posaçme shpirtërore e fizike dhe janë pjesë e ndërgjegjes që gravohet në vet shpirtin e njeriut. Me absorbimin e këtillë, njeriu i afrohet Zotit dhe gjen lumturinë e plotë.

Ndikimi i Al-Gazaliut

Mendimet e thellësishme dhe të gjëra të Gazaliut ( mbi pesëdhjetë vepra) ndikuan me shumicë në botën mbarë. Ai u përkthye që heret në gjuhën latine dhe hebraike. Në mesjetë, shumë dijetarë flitnin arabishten dhe kështu u shërbyen drejtpërsëdrejti nga vepra e Gazaliut. Në fillimet e erës moderne, Thomas d'Aquin (1225-1274, Summa Theologiae ("Shuma teologjike"), Dante (1265-1321, "Letra e ndjesës" dhe David Hume (1711-1772) kur hedh poshtë kauzalitetin.

Duket se Gazali ndikoi akoma më shum mbi mendimin hebraik. Dihet se numri më i madh i dijetarëve të Mesjetës flitninarabishten dhe kështu përkthyen dhe adaptuan veprat e tija në hebraikisht. Një ndër mendimtarët më të mëdhenj hebre që pësoi ndikim nga Gazaliu është Moshe ben Maimom ( 1135-1204, (në arabisht Musa Ibn Maimun) që shkroi në gjuhën arabe veprën "Delalat al Ha'irin" (Udhëheqja e të humburve)...

Sa i përket mendimit edukatif islamik, posaçërisht ai sunit, ndoqi rrugën e hapur nga Gazaliu e kjo rrugë, ndiqet edhe në kohët bashkëkohore të ditëve tona.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:22 pm

Aristoteli lindi në vitin 384 në Stagira, në Gadishullin Trak të Kalkides. Rjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. Në moshën 17 vjeçare u regjistrua në Akademinë e Platonit, ku qëndroi rreth 20 vjet. Në vitin 342, u ftua nga mbreti Filip i Maqedonisë për të qenë mësues i princit trashëgimtar, Aleksandrit. Pas kurorëzimit të Aleksandrit për mbret, Aristoteli u kthye përsëri në Athinë ku themeloi Universitetin- Lykeion. Vdiq në vitin 321. Enciklopedisti Aristoteli shkroi jashtëzakonisht shumë. Mirëpo veprat e tij pësuan fat të rëndë dhe ajo që mbijetoi odisenë e shumë shekujve, është një pjesë e vogël e trashëgimit të tij: ne kemi 146 libra të ndryshme të studimeve të tij, kurse kishte së paku 400. Jetoi gjithsej 63 vjet, kohë kjo relativisht e shkurtër për këto vepra kolosale që ia la trashëgimi njerëzimit. Veprat kryesore janë: Metafizika, Kushtetuta e Athinës, Politika, Etika e Nikomahut, Mbi qiellin, Mbi shpirtin, Organoni etj.
Krijimtaria e tij, pos në filozofi shtrihet në politikë, etikë, estetikë, logjikë, astronomi, biologji, psikologji etj. Në mënyrë të veçantë, Aristoteli u morr me studimin e çështjeve që kanë të bëjnë me metafizikën (të ashtuquajturën “filozofia e parë”), të cilën ai e cilësoi si shkencë hyjnore dhe më e lartë, e cila për objekt studimi kishte qenien dhe të vërtetën në përgjithësi.
Fillimin e lëvizjes së gjërave në botë, Aristoteli e lidh me “lëvizësin e parë” i cili ishte i palëvizshëm, sepse po të lëvizte, ajo duhej të lëvizte nga një lëvizës paraprak e kështu deri në pakufi. Për ta ndërprerë këtë lëvizje të pakufishme ose këtë varg shkaqesh të lëvizjeve të pakufishme, Aristoteli vendosi ta imagjinojë “lëvizësin e parë” të palëvizshëm, të cilin e njejtësoi si Zot. Në këtë mënyrë, metafizika e Aristotelit shpeshherë kuptohej si teologji.
Për materien, Aristoteli thot se është një lëndë e patrajtë, e rastësishme dhe kontradiktore, ajo është një mundësi. Forma është ajo që vepron mbi materien dhe në këtë mënyrë, këtë mundësi e shëndrron në vërtetësi.
Aristoteli konsideron se logjika nuk është disiplinë filozofike, por mjet që ndihmon në studimin e filozofisë (organon). Tiparet kryesore të këtij mjeti, sipas Aristotelit janë objektivizmi dhe formalizmi. Bazat e logjikës formale të Aristotelit: nocioni, gjykimi, silogjizmat; janë të pandryshuara në librat bashkëkohor të logjikës.
Veç tjerash, Aristoteli i kushtoi rëndësi të veçantë edhe etikës, si disiplinë filozofike që merret me studimin e moralit, etikës, të mirës etj. Etika e Aristotelit është e lidhur me politikën, pse jo, ajo edhe i shërben politikës. Aristoteli shprehet se për të patur shtet të denjë, qytetarët e atij shteti duhet të jenë të moralshëm.
Në këtë mënyrë, Aristoteli i kontribuoi shkencës dhe filozofisë në përgjithësi e në mënyrë të veçantë filozofisë politike.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:22 pm

Filozofia politike e Aristotelit

“Ai që nuk mund të jetojë në bashkësi ose ai që nuk ka nevojë për askend, sepse është i vetëmjaftueshëm, nuk është pjesë e shtetit, dhe, si i tillë, është ose egërsirë, ose perëndi.”
Aristoteli

Aristoteli, Sokrati e Platoni ishin përfaqësuesit më të denjë të mendimit filozofik dhe politik të Greqisë antike, ndikimi i të cilëve ishte i theksuar si në teologji, politikë dhe mendimin filozofik të kohëve që pasuan që nga mesjeta e hershme e deri në bashkëkohësi.
Aristoteli është njëri ndër teoricienët e parë dhe më të njohur të shoqërisë, të shtetit dhe të politikës në përgjithësi. Veprat e tij, veçanërisht “Politika” dhe “Kushtetuta e Athinës” janë tejet të rëndësishme për teorinë e shtetit dhe politikës dhe si të tilla, nuk mund të mos përfillen, sa herë që bëhet fjalë për shtetin dhe politikën.
Aristoteli, pikëpamjet e tij politike dhe meditimet për shtetin i filloi nga analiza e rolit të familjes bazë, duke i sistemuar edhe të gjitha strukturat tjera që e sajojnë natyrshëm godinën shtetërore.
Vetëm njerëzit, në mënyrë të natyrshme mes vete hyjnë në raporte politike dhe merren me politikë si qenia politike. Krijesat ndër ta, që janë kafshët dhe mbi ta që janë zotërat, nuk merren me politikë. Nëse njerëzit hyjnë në raporte politike për t’i harmonizuar interesat e tyre që nga familja dhe se kjo është një e mirë për të gjithë, atëherë edhe organizimi i shtetit duhet të bëhet mbi këtë bazë si e mirë e të gjithë qytetarëve.
Në krahasim me punën e tij në fushën e etikes, e cila i adresohet individit, në vepren e tij “Politika” –Aristoteli i adresohet qytetit. Koncepti i Aristotelit për qytetin është organik dhe ai konsiderohet ndër të parët që e përkufizon qytetin në këtë mënyrë.
Aristoteli konsideronte se qyteti është një komunitet natyral. Për më tepër, ai e konsideronte qytetin si primar përkrah familjes e cila ishte primare përkrah individit.
Aristoteli i referohej politikës më shumë si organizëm se sa si makinë si dhe si grup i pjesëve ku asnjëra pjesë nuk mund të egzistoj pa tjetërën. Duhet theksuar që përkufizimi modern i të kuptuarit të komunitetit politik është ai i shtetit. Sidoqoftë, shteti ishte i huaj për Aristotelin. Ai iu referohej komuniteteve politike më fjalën “qytet”. Aristoteli e kuptonte qytetin si “partneritet” politik dhe jo si komunitet politik siç e konsideronte Niccolo Machiavelli.
Rrjedhimisht, qyteti është krijuar jo për të mënjanuar padrejtësinë apo stabilitetin ekonomik, por më tepër për të jetuar një jetë të mirë: “Partneriteti politik duhet të shihet si ekzistim për shkak të aktiviteteve të moralshme e jo si shkak i të jetuarit së bashku”. Kjo mund të nxirret nga teoria e kontratës sociale ku individët e lënë gjendjen natyrore për shkak të “frikës nga vdekja e dhunshme” apo “pakënaqësitë e saj”.
I ndikuar nga pikëpamjet idealiste të Platonit, Aristoteli pohon se pozitën e çdo individi në shoqëri e ka caktuar natyra me përkufizimet dhe virtytet që i ka dhuruar çdo
individi. Kjo, njëkohësisht ishte bazë teorike edhe për ruajtjen e sistemit skllavopronar si sistem i ngritur mbi bazën e dallimeve natyrore të njerëzve.
Por, idealizmi i Aristotelit dallon nga ai i Platonit, i cili lindjen e shtetit e mbështet apriori në idenë nga e cila materializohet shteti, ndërsa Aristoteli, sajimin e shtetit e shpjegon përmes faktorëve empirik që nga familja, fshati e polisi, të motivuar nga interesi për një jetë më të mirë.
Shteti, sipas Aristotelit është një bashkim dhe çdo bashkim ka qëllimet për diçka më të mirë. Bashkimet e tilla qëllimmira janë bashkime politike.
Pasi përcakton nocionin e shtetit, në veprën e tij POLITIKA, Sokrati i sistemon shtresat që e përbëjnë fenomenin shtet duke filluar nga bashkimi i burrit dhe gruas, që sigurojnë trashëgiminë. Pasojnë bashkimet e atyre që me inteligjencën e vet, natyrshëm i marrin përgjegjësitë për drejtimin e punëve të shtetit. Rojtarët (ushtarët) janë shtresa pasuese të cilët kanë më shumë forcë por me më pak inteligjencë.
Aristoteli bën dallimin në mes njerëzve me mendje të ndritur dhe të atyre që kuptojnë, por nuk kanë aftësi për mendime të pavarura. Mbi këtë fakt, ai bën klasifikimin e atyre që natyrshëm iu takon roli që të drejtojnë shtetin, ndërsa të dytët si barbarë, natyrshëm iu takon pozita skllave në shërbim të të parëve.
Një shumicë familje fshatare, bëjnë bashkësinë e fshatit, e cila u ndihmon që t’i zgjidhin problemet lokale, ndërsa shteti ose Polisi-shtet, është bashkim më i lartë (më kompleks). Shteti ka resurse natyrore, fizike, kulturore dhe institucionale për zhvillimin e të gjitha mundësive njerëzore.
Në vazhdim të zbërthimit të nocionit SHTET, Aristoteli përshkruan detyrat dhe shërbimet që duhet të ushtrohen për të pasur një shtet funksional. Kështu fshatarët duhet të prodhojnë ushqim, artizanët për shërbime të ndryshme dhe prodhimin e mjeteve teknike etj., forcat e armatosura për mbrojtje nga lufta, njerëz me prona nga të cilët shteti vjel të ardhura për funksionim dhe mbrojtje, priftërinjtë për shërbime ndaj perendive dhe në fund organet e drejtësisë.
Aristoteli, theks të veçantë i vë domosdoshmërisë së shoqërorizimit të individit, ngase njeriu nuk mund të ekzistojë i ndarë nga shoqëria, sepse njeriu është qenie zoopolitike (kafshë politike).
Shteti, sipas sistemit natyror qendron mbi individin dhe familjen, sepse tërësia gjithmonë është mbi pjesën. Aristoteli, e krahason shtetin me trupin e njeriut. Konkretisht Aristoteli në veprën e tij “Politika”, lidhur me këtë thotë “Shteti sipas natyrës së vet është mbi familjen dhe secilin veç e veç, sepse tërësia është medoemos më e rëndësishme se pjesët. Nëse rrënohet tërësia, atëherë nuk ekziston as këmba, as dora, por ekziston vetëm i njëjti emërtim i cili mund të aplikohet edhe kur është fjala për dorën prej gurit; sepse dora e veçuar nga trupi do jetë e ngjashme me atë prej gurit.” Nëqoftëse nga trupi i njeriut veçojmë pjesë vitale, trupi nuk mund të funksionojë. Atëherë, lind pyetja “Po si qëndron tërësia pa pjesët përbërëse të saj?” Teorikisht edhe mund te njejtësohet shteti (funksionimi i tij) me trupin e njeriut, mirëpo realisht shteti (si tërësi, për dallim nga trupi), mund të funksionojë, pa çka po i munguan pjesët, nuk mund të realizohet në plotësinë e tij.
Aristoteli bën shkallëzimin e njerëzve në bazë të aftësive dhe fisnikërisë së tyre, për t’u marrë me punët e shtetit.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  DannY-G prej Thu Mar 04, 2010 3:22 pm

FORMAT E QEVERISJES SË SHTETIT

Aristoteli është një ndër mendjet më të ndritura të filozofisë politikë të kohës antike. Format e qeverisjes së shtetit të anticipuara nga ai, qysh para 25 shekujsh, janë materializuar gjatë tërë rrjedhës historike me më pak ose më shumë ndryshime, plotësime apo korrigjime.
Në analizën e tij mbi format e qeverisjes së shtetit më shkoqitur flet për monarkinë, oligarkinë dhe demokracinë. Monarkinë e cilëson si sundim të një individi, e cila mund të shëndrrohet edhe në tirani (tiranidi- siç e quan Aristoteli). Oligarkia është sundim i një grupi të të pasurve, ndërsa demokracia- si sundim i shumicës së të varfërve (demos-popull, kratia-sundim). Në analizën e tij, Aristoteli i vë në pah anët pozitive dhe negative të çdonjërës nga këto forma të qeverisjes.
Shteti, sipas Aristotelit duhet të jetë në raport të natyrshëm me qytetarët, si i vjetri ndaj të riut, ose si prindi ndaj fëmijës.
Aristoteli pyet: A posedon skllavi edhe ndonjë virtyt pos aftësisë që të jetë vegël e qytetarit të lirë? Ai thot se ekzistojnë mendime pro dhe kundër dhe përgjigjet po ose jo, i kanë vështirësitë e veta. Aristoteli pohon se ka mundësi që edhe skllavi të posedojë këto virtyte duke qenë se edhe ai është njeri dhe e posedon arsyen. Me këtë qëndrim ai bie në kundërshtim me teorine e tij me të cilën e mbron sistemin skllavopronar si sistem natyrshëm i përcaktuar (apriori). Ai, njëkohësisht pohon se shteti domosdoshmërisht duhet të jetë i ndarë në klasa.
Ligjvënësit, thot Aristoteli, duhet të bijnë ligje në funksion të edukimit të qytetarëve. Në veçanti flet për obligimet e shtetit për edukimin e rinisë. Nëse shteti nuk e përmbush këtë obligmin, ai pëson dëme, ngase çdo rregullimi shtetëror i nevojitet edukim i posaqëm. Kështu edukimi moral demokratik e ruan demokracinë, ai oligarkik-oligarkinë. Pra, morali më i mirë gjithmonë gjeneron rregullimin shtetëror më të mirë. Edukim të mirë duhet konsideruar çdo aktivitet që trupin, shpirtin e lirë të njeriut, e bën të aftë për zbatimin e virtytit dhe për të vepruar në pajtim me virtytin.
Sipas Aristotelit, një shtet i qëndrueshëm është atëherë kur “sasia” dhe “cilësia” sillen në drejtëpeshim. Me “kuantitet” (sasi), Aristoteli kupton “atë që pjesërisht është e diskontinuar, kurse pjesërisht e kontinuar dhe përbëhet ose nga pjesët që mes vete kanë një pozitë ose nga pjesët që nuk kanë pozitë.” Ndërsa, “kualitet” (cilësi), Aristoteli quan “atë për shkak të të cilit për diçka thuhet se është e tillë dhe e tillë. Cilësia nga gjendja dallohet me faktin se është shumë më permanente dhe e qëndrueshme. Të tilla janë dituritë dhe virtytet”. Më saktësisht, me kualitet kuptojmë lirinë, arsimin, inteligjencën, pasurinë e vlera tjera, ndërsa me kuantitet, Aristoteli na lë të kuptojmë të gjitha ato epërsi numerike që nuk kanë të kundërt.
Pushteti shtetëror është i mirë kur e ka parasysh të mirën e tërë bashkësisë, ndërsa pushteti i keq vepron vetëm në interes të vetin. Ndaj, pushtetin duhet ta udhëheqin personat e ndershëm, të moralshëm dhe më të aftët.
Aristoteli, konsideron se ekzistojnë tri lloje të rregullimit të mirë të shtetit: monarkia, aristokracia dhe shteti kushtetues. Paralel me shembujt për shtetet e mira, ai numëron edhe tri forma shtetërore që i konsideron të këqija: tiranida, oligarkia dhe demokracia.

Monarkia Aristokracia Shteti kushtetues
Tiranida Oligarkia Demokracia

Aristoteli thekson se ekzistojnë edhe forma tjera të përziera, por asnjërës formë të rregullimit shtetëror nuk i jep përparësi absolute. Sipas mendimit të tij e që pajtohet me teorinë e mesit të artë, një pushtet i matur duhet të realizohet përmes virtyteve. Aristoteli i jep përparësi demokracisë, duke e arsyetuar se “është më e sigurtë dhe më pak i nënshtrohet kryengritjeve se oligarkia. Kjo ndodh për shkak se në oligarki ekzistojnë dy lloje të luftërave, lufta midis vetë oligarkëve dhe lufta e oligarkëve kundër popullit. Kurse në demokraci ekziston vetëm një luftë dhe kjo është lufta kundër demokracisë: luftë brenda demokracisë nuk ka dhe nëse ekziston, ajo nuk ka atë rëndësi. Politeja e cila përbëhet prej klasës së mesme është më afër demokracisë se sa oligarkisë dhe ajo është më stabile prej këtyre rregullimeve shtetërore.”
Aristoteli e kritikon utopinë e Platonit për shumë arsye, së pari ngase shteti i Platonit është koncipuar të jetë një unitet i koncentruar ndaj i parealizueshëm (ideal). Vërejtja pasuese ka të bëjë me pikëpamjen e Platonit për shpërbërjen e familjes si faktorin bazik për formimin e shtetit. As komunizmi utopik i Platonit nuk i pëlqen Aristotelit. Një sistem i tillë thot, u konvenon njerëzve dembel. Gjithashtu preferon qe prona duhet të jetë private, por ai porosit që të pasurit duhet të jenë solidarë.
Aristoteli, me veprat që i la pas, është filozofi më me ndikim jo vetëm në filozofinë mesjetare por edhe në mendimin filozofik të Europës bashkëkohore. Aristoteli, krahas Sokratit dhe Platonit është mendimtari më i shquar i Greqisë Antike. Gjerësia e tij krijuese ka mahnitë edhe filozofët dhe shkrimtarët më të mëdhenjë.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: Filozofët Botëror - jeta dhe veprat

Mesazh  Sponsored content Today at 12:43 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi