---Humor---

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë

---Humor---

Mesazh  DannY-G prej Wed Mar 03, 2010 10:07 pm

Beni dhe babi i ti





Beni kishte par nje ender siku babi i tij ja kishte dhuruar 50 euro.
Pasi u zgjua ne mengjes e shiqoj babin e tij qe po shqionte n'tv dhe ti tha babi babi pash ne ender sikur mi ke japur 50 euro.
Ndersa babi i tij ja khten: Mbaj bir dhe blej cfar te duash me to.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ---Humor---

Mesazh  DannY-G prej Wed Mar 03, 2010 10:08 pm

Nastradini me punë në Bursë
Nastradini u ndal për punë në Bursë dhe donte të blinte në pazar shallvare të leshta për pesëmbëdhjet akça. Ai e porositi që t'ia mbështillte shallvaret dhe kur u bë gati të paguante paratë dhe të ikte, mendoi se shallvaret që kishte veshur nuk ishin dhe kaq të vjetra, prandaj vendosi që më mirë të blinte një xhube të lehtë në vend të shallvareve. Dhe i tha shitësit.
Unë doja të blija shallvare, por ndërrova mëndje. Në vend të tyre më jep një xhybe për pesë akça. Mirë, i tha tregëtari dhe i gjeti një xhybe të përshtatshme. Nastradini e mori dhe shkoi, por tregëtari filloi të bërtasë. Ej, ti! S'më ke dhënë paratë!
Po unë ti lashë shallvaret.
Po, por ti edhe për shallvaret nuk më pagove paratë," i vuri në dukje tregëtari. Nastradini i çuditur bërtiti:
Si? Po po po! Këta bursakët qënkan të çudiçëm. Po nuk i mora shallvaret, çfarë të paguaj për to?

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ---Humor---

Mesazh  DannY-G prej Wed Mar 03, 2010 10:08 pm

Nastradini dhe djali


Njëherë Nastradini shkonte me të birin diku në fshat, djalin e hipi në gomar, kurse vetë ecte në këmbë. E panë njerëzit rrugës dhe thanë, C'djalë na qënka! Babanë e vetë plak ai e lë të ecë në këmbë, kurse vetë kapardiset kaluar mbi gomar! Atëherë djali i tha Nastradinit.
Dëgjo baba, a nuk të thashë unë? S'ka gjë, po mos ngul këmbë, hajde hip në gomar." Nastradini hipi edhe vetë dhe bashkë me djalin, kaluar mbi gomar, vazhduan rrugën. Sapo kaluan disa hapa, kur përpara u del një turmë endacakësh. E vështruan ata mirë e mirë Nastradinin me të birin dhe bërtitën: "Shikoni njerëzit e pa shpirtë! Pse ore, mund të mbajë ky gomar i vogël dy njerëz në kurriz? Pa shikoni, shikoni mirë, ky duhet të jetë Nastradini! Nastradini u inatos, zbriti nga gomari, e zbriti edhe djalin dhe e ngau gomarin përpara. S'kaloi shumë, dhe përsëri përpara u dolën disa njerëz. Ja budallenjtë, - thanë ata, gomari vrapon bosh para tyre, kurse ata ecin më këmbë në piskun e vapës. Po ja, paska budallenj të tillë në dynja! Kur Nastradini dëgjoi këto fjalë, ai tha. Prap se prap, unë dyshoj që ndokush mund t'ushmanget thashethemeve!

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ---Humor---

Mesazh  DannY-G prej Wed Mar 03, 2010 10:08 pm

Nastradini blen gomar


Nastradinit i ngordhi gomari. Pa gomar s'bëjmë dot, i tha gruaja, shko e blej në pazar një gomar, ja ku i ke gjashtë pjastra."
Nastradini bleu në pazar një gomar dhe pa u kthyer mbrapa, e tërhoqi atë prej kapistre. Duke ecur kështu, i dolën dy vagabondë, të cilët pa u ndjerë, ia hoqën kapistrën gomarit. Njëri prej tyre e çoi gomarin në pazar dhe e shiti, për t'i ndarë pastaj paratë, kurse tjetri vuri kapistrën në kokë dhe kështu shkoi me Nastradinin në shtëpi.
Sapo Nastradini u rrotullua dhe pa njeriun në vend të gomarit, ngriu menjëherë. ç'më shohin sytë kështu! Kush je ti ore?
E pyeti Nastradini. Hileqari, pasi gërhiti dhe u mblodh, tha me keqardhje. E gjithë kjo erdhi nga injoranca.
Njëherë unë bëra çamarrokllëqe dhe e mërzita shume nënën. Nëna më mallkoi. U bëfsh gomar, tha ajo. Dhe unë u bëra përnjëherësh gomar.
Mua më çuan në pazar dhe më shitën, ju më bletë, kurse tani nga dora juaj e lehtë u bëra përsëri njeri.
Njeriu e falenderoi Nastradinin dhe Nastradini e lëshoi atë, duke e këshilluar që tani e tutje të sillet mirë. Ditën tjetër Nastradini shkoi përsëri në pazar për të blerë një gomar, por shikon që agai tërheq po atë gomar të cilin ai e bleu dje. Atëherë Nastradini iu përkul te veshi gomarit dhe duke qeshur i tha.
Ah ti qerrata! Duket që nuk më dëgjove mua dhe përsëri e ke zëmëruar nënën tënde.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ---Humor---

Mesazh  DannY-G prej Wed Mar 03, 2010 10:09 pm

Ishte nastradini

Ishte nastradini duke ecur neper fushe,Duke kaluar nga nje bregote e vogel rrezohet dhe flet kinse po e sheh dikush. -eh pleqnia qka sban.kur sheh qe askush nuk eshte aty afer thote. -Valla berllog ke qene ne te ri dhe berllog ne pleqeri.duke ju drejtuar vetvetes.

DannY-G
...--Arsenal--... Web Master
...--Arsenal--... Web Master

Numri i postimeve : 107
Join date : 03/03/2010

Shiko profilin e anëtarit http://klassa-7-2.buyforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Re: ---Humor---

Mesazh  Sponsored content Today at 12:45 am


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi